Fondacioni “Hasan Prishtina” i kryesuar nga Drejtori i Fondacionit Mehmet Prishtina dhe këshilli drejtues si Gazmend Boletini – Familjar i Isa Boletinin, Zahir Kastrati, nipi i Shaban Polluzhes, Lulzim Prishtina – Familjar i Hasan Prishtinës dhe Fatmir Idrizi – nipi i Idriz Seferit, iu përgjigj ftesës se OJQ “Mundësia”, që drejtohet nga drejtoresha znj. Hasime Tahiri – Hasani, e cila me grupin e grave nga Shala – Vllahija, prezantuan gatimet tradicionale shqiptare në kuadër të një projekti nga Ministria e Kulturës, ku në fokus kishte promovimin e trashëgimisë kulturore si dhe kuzhinës shqiptare duke prezantuar gatimin e flijave të gatuara me saq në oborrin e kullës se burrave te Isa Boletinit. Po ashtu nga gatimet tradicionale u servuan edhe pite me kungull, përpeq, pasul në veksh me mish te thatë, turshija, ëmbëlsira tradicionale te recetave te vjetra etj.
Falënderim i veçantë për z. Shefqet Musliun i cili na shërbente këto gatime tradicionale si dikur ne kullat tona.
Në ketë takim ishin edhe Elvis Feka- Diplomat i Republikës së Kosovës dhe zyrtar në financa dhe investime kapitale pranë Komunës së Mitrovicës si dhe kryetari i komunës se Zveçanit z. Ilir Peci me stafin e tij . Pa dalim partish kryesia e Fondacionit ja beri te kajrt kryetarit Peci se interesi i familjeve rilindase dhe i gjithë kombit qëndron ne faktin e vlerave dhe sukseseve te qeverisjes dhe jo te interesit te partive politike. Sigurisht qe nuk kaloj pa u përmend edhe zhvillimi pozitiv ne veri te Mitrovicës pas rastit te Banjskes dhe krijimi i një situate te re pozitive ne veri të vendit.
Ky takim nuk do te kishte hijeshinë e vet pa prezencën e rapsodit dhe lahutistit i cili ka marr çmime të shumta për interpretim me lahutë z. Nazmi Hajdarit nga Jezerci i Ferizajit, i cili ruan traditën e interpretimit e këngëve te vjetra kreshnike me lahut, sharki dhe çifteli.
Kryesia e Fondacionit “Hasan Prishtina” falënderon OJQ “Mundësia” për ftesën dhe mikpritjen, Ministrinë e Kulturës dhe Gazmend Boletini, nga oxhaku i Isa Boletinit, për mundësimin e një organizimi të tille me gatimet unike të motrave tona nga zona e Shalës se Bajgores.