Phd.Mehmet Prishtina
Ngjarjet në trojet etnike shqiptare dhe sidomos interesat e fuqive të mëdha për këto vise, kan tërhequr vëmendjen dhe interesin e diplomacis angleze . Në këtë drejtim mungon ndonjë studim i veqant rreth ndonjë figure të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shikuar nga këndvështrimi i politikës angleze.[1] Në këtë punim perveç letrave, telegrameve , memorandumeve dhe protokolleve të diplomacis së Britanisë së Madhe , do të nxjerrim në pah edhe afërsin e prijësit te Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Hasan Prishtinës me konsujt e kësaj mbretërie te instaluar në Shkup.
Nga një relacion i konsullit britanik në Shkup, shihet presioni që i bëhet trurit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës Hasan Prishtinës, kur ai në një tubim të fshehtë në Shkup në prezencën e shumë deputetëve shqiptar në Parlamentin Osman , në shtator të vitit 1911, tenton të shpall autonomin e Shqipëris.Vetëm ndërhyrja e diplomacis angleze bën që ai të tërhiqet për një kohë nga shpallja e kësaj autonomie. Citojmë raportin e konsullit Hough drejtuar G.Lauter “ Udhëheqësit që bëjn agjitacion për “autonomi” të udhëhequr nga Hasan Begu, tani për tani kan pranuar këshillen e Ambasadorit të Mbretëris, të cilën unë kisha nderin ta transmetoj dhe nuk ka ide imediate për ngritje, edhe pse është e mundur se ankthi i tyre revolucionar është ndaluar vetëm përkohësisht. Për momentin ata po mbajn një takim të fsheht në Shkup, por nuk kam iden për natyrën e qëllimit të tyre”.[2] Në këtë periudhë Hasan Prishtina do të orientoj çështjen shqiptare kah kërkesat politike si fazë kalimtare, që ishte edhe avancim i çështjes shqiptare, futja në proces dhe ajo të shkonte në mënyrë evuluative drejt zgjedhjes përfundimtare.
Në fund të shatorit të vitit 1911, Hasan Prishtina ishte takuar me konsullin britanik z.Hough. Në këtë takim pune Hasan Prishtina i kishte deklaruar z.Hough se rreth dy muaj më parë e tërë Shqipërija ishte e gatshme të ngrihet për bashkim, por edhe se ata tëresisht do të degjonin këshillat e Mbretëris. Ndaj këtyre fjalve z.Haugh i kishte sugjeruar Hasan Prishtinës se shqiptarët duhet të përdorin masa paqësore për çfardo lloj ankese që kan ndaj qeveris Turke dhe se ngritja e të gjith shqiptarve do të shikohej në mënyrë të pafavorshme.[3]
Zgjedhjet parlamentare në trojet etnike ishin shoqëruar me tensione ndërmjet autoriteteve osmane dhe shqiptarve. Konsulli britanik në Shkup raportonte qeverin britanike për situatën e tensionuar në territoret shqiptare dhe sidomos për qëndrimin e prijësve të Lëvizjes Kombëtare Shqipatare, me këtë rast Konsulli kishte bërë një intervistë me Hasan Bej Prishtinën ku ishte njoftuar se rizgjedhja e tij si deputet i Prishtinës, ishte kundërshtuar nga qeverija osmane ns secilën mënyrë, legjitime ose në mënyrë të dhunshme. Hasan Prishtina kishte siguruar se e gjith Shqipërija e kishte në maje të hundës qeverinë e tanishme që e përshkruan si barbare dhe pa tru dhe që ka qellime të rebelohet. Qëllimi i mënjihershëm ishte qe të kërkohej anulimi i zgjedhjeve parlamentare në mars të këtij viti në të gjith Perandorin Osmane dhe të emërtohej një Kabinet jo- partiak nën kryesimin e Fazil Pashës ku do të përfshiheshin njerëz si Tefik Pasha dhe Nuredin Efendiu, të mbaheshin zgjedhje të reja që me të vërtetet do të respektohej vullneti i popullatës. Nëse kjo dështon ai do të kërkoj autonomi për Shqipërin .Për fjalët e Hasan Prishtinës konsulli ishte interesuar ne çfar forme do ishte arit kjo , Hasan Prishtina i sihte përgjigjur se forma do ishte decentralizimi i Perandoris Osmane,duke filluar me ndarjen proporcionale fiskale dhe ushtarake për një Republik të Shqipëris, lidhja e të cilës me Portën e Lartë do ishte vetem nominale .Hasan Prishtina kishte vënë paralele me Bullgarin dhe ritjen e popullatës Bullgare që nga Marreveshja e Berlinit . Ai mendonte se kjo do të pranohej nga Porta e Lartë. Konsulli në vazhdim të kësaj interviste kishte theksuar se klanet shqiptare në rastet e mëparshme nuk kan treguar shum bashkim kombëtar, ku si shembull kishte mar Kryngritjen e Malesorëve në vitin 1911, Hasan Bej Prishtina i ishte përgjigjur, se tani ekziston nje organizim i plot nga Shkodra deri në Janine. Konsulli besonte se ka një rritje të frymës kombëtare në Shqipëri në kohën e fundit dhe kishte dëgjuar për organizim të përgjithshëm edhe nga burime të tjera. Më tej u diskutua për çë shtjen ushtarake,ai theksoi se kryengritja e Gjakovës do të ishte thelbi i lëvizjes ,se klanet malesore dhe klanet të tjera gegë do të grumbullohen reth Tuzit dhe se lëvizja me shpejtesi do të perhapet në jug dhe ngërthen edhe toskën.Shkupi do të kishte rënë në javën e parë të lëvizjes dhe brenda një muaji do të ishin në Selanik. Konsulli besonte se do të kishte një furnizim adekuat të armëve të vogla në Shqipëri por çfar do të bënin për artilerinë? Hasan bej Prishtina i ishte përgjigjur se tani nuk kishte asnjë, por mbështetej në marrjen e tyre prej Turqve, me të cilat dinë të punoj shumë shqiptarë, që vlente e njëjta edhe për armët e inxhinieris. Ata kishin para të mjaftueshme për fushat disa mujore,nëse jo edhe për më tepër dhe mbështeteshin ne mbështetjen financiare nga jashtë nëse çështja nuk do zgjidhej deri atëher. Konsulli kishte bindje se ata nuk llogarisnin shum në mbështetjen e maqedonasve bullgar ose metodat e tyre të sulmimit të shtetit me banda, por kishin vullnet te bashkohen me ta dhe te zgjerojn kërkesat e tyre per autonomi të Rumelis në të cilat do të bashkëngjiteshin vilajetet shqiptare. Në këtë takim Hasan Prishtina kërkonte mbështetjen politike nga qeverija britanike dhe nëse nevojitet edhe mbështetja financiare më vonë. Rreth kësaj kërkese konsulli ishte i mendimit se ai nuk ishte drejtuar asnjë konsulli tjetër këtu dhe shpresonte se qeverija britanike do të duej të merte udhëheqjen nëse nevojiteshte ndonjë aksion.[4]
Sipas konsullit britanik në Shkup Hasan Prishtina si qëllim kryesor të kishte rënien e Komitetit [5]dhe tani po kërkon pak më tepër se garanci se shqiptarët nuk do të trajtohen në të ardhmen ashtu si ka qenë në të kaluarën. Kushtet e dhëna në lajmërimin në një mënyrë reflektojnë këtë politikë.[6]
Konsulli serb në Shkup raportonte në Ministrin e Punëve të Jashtme në Beograd, për gjendjen në vilajetin e Kosovës, porë edhe për veprimtarinë e udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai do të prononcohet për marrëdhëniet miqësore që i kishte Hasan Prishtina me konsullin anglez në Shkup Pekham “ Në fund do të përmend se me trenin e mëngjesit për në Ferizaj është nisur konsulli i këtushëm i lartë anglez Z. Pekham për të cilin personalisht kam dëgjuar se ka raporte personale me Hasan beun ”.[7] Diplomacia angleze ishte shum e interesuar të ndjekë veprimtarinë e Hasan Prishtinës, i cili cilësohej edhe truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.Ndërsa, afërsia e Hasan Prishtinës me konsullin anglez në Shkup shihej negativisht për politikën serbe në Ballkan, sepse dihej fortë mirë së deri në atë periudhë diplomacia angleze ishte më e përafërtë me interesat e politikës serbe.
Sipas burimeve angleze pas çlirimit të Shkupit, prijësi i kryengritjes Hasan Prishtina kishte si qëllim kryesor të saj rënien e Komitetit [8]dhe kërkonte pak më tepër se garanci se shqiptarët nuk do të trajtohen në të ardhmen ashtu si ka qenë në të kaluarën.[9] Hasan Prishtina me këtë qëndrim të butë të kërkesave politike e kishte parasysh që mos të ngacmonte alancën sllavo ballkanike dhe aktivizimin e sajë i cili ishte në dëmë të çështjes shqiptare.
[1] Pranvera Teli(Dibra), Shqipërija dhe Diplomacija angleze1919-1927 ( nën drejtën e burimeve arkivore angleze),Tiranë, 2005; Muhamet Shatri, Dokumente britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913,Tiranë, 2012.
[2] Архив на Македонија, М Ф – 1580, Public record Office, FO .371/1231
[3] Архив на Македониjа, МФ – 1580, Public Record Office, London, FO.371/123.
[4] Konsulli e kishte siguruar Hasan Prishtinën se mënjëher do të komunikonte kërkesën e tij te zyrtarët e mi më të lartë dhe do ti tregoj për rezultatet. Konsulli e kishte pyetur Hasan Prishtinën se çka pritnin para se të rebeloheshin, dhe ai ishte përgjejgur asgje përveq përgjigjes nga Qeverija e Stambollit. Në të njejtën kohë, një përgjigjje e pafavorshme nuk do të ndalonte kryengritjen. Gjatë intervistës me Hasan Prishtinën manifestoj optimizëm të konsiderushëm, që sipas mendimit të konsullit,shihte optimizëm tek Hasan Prishtinai qe ndjente se punët nuk do të kishin shkuar më keq dhe se mund të përmiresohen me mjete të fuqishme; Архив на Македониjа, МФ – 1609, Public Record Office, London, FO.294/43.
[5] Komitetit Xhonturk
[6] Архив на Македониjа, МФ – 1609, Public Record Office, London,FO.294/43.
[7] Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës ( dokumente ), Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Shkup, 2012, f.66.
[8] Komitetit Xhonturk
[9] Архив на Македониjа, МФ – 1609, Public Record Office, London, FO.294/43.