William Walker: Serbët janë shumë të mirë në bërjen e propagandës

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se Serbia është shumë e mirë në bërjen e propagandës, ndërsa Kosovës i mungon një gjë e tillë.

Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova duke shtuar se ekziston një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por që nuk dihet se sa mund të zgjatë.

“Gjeneratat e vjetra në Kosovë kanë qenë në fuqi që nga koha e pasluftës dhe ata e dëgjojnë komunitetin ndërkombëtar. Unë mendoj se ata shumë shpesh vihen nën presionin e komunitetit ndërkombëtar”.

“Mirëpo populli i Kosovës nuk dëshiron të jenë nën Beogradin. Unë jam takuar me disa serbë të rinj dhe ata janë sikurse kosovarët e rinj. Ata thonë se ishin 4-5 vjeçar gjatë kohës së luftës dhe nuk ju kujtohet shumë periudha e paraluftës”.

“Unë mendoj se ekziston një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë – sa kohë do të zgjatë ajo rrugë, unë nuk mund ta them”.

“Unë njoh ndonjë William Walker të sotëm. Nuk njoh dikë në Departamentin e Shtetit Amerikan që ka njohuri për atë që ka ndodhur në Kosovë – se çfarë ka rrjedhur deri në shpalljen e pavarësisë së këtij vendi”.

“Serbët janë shumë të mirë në bërjen e propagandës. Ata për Masakrën e Reçakut thonë se unë ua kam veshur ushtarëve të vrarë të UÇK-së, rrobat e civilëve. Ndërsa ju nuk e keni një ministri që tregon për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe më vjen keq për këtë gjë”.

“Është mjaft e qartë se çfarë dëshiron populli i Kosovës (përfshirë minoritetet). Mirëpo Beogradi është në pozitë më të favorshme sesa ju”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.