Ortodoksia Shqiptare në Serbi nuk përmendet fare nga shqiptaret, në Kosovë as në Shqipëri

Milazim Maraj

Pas gjenocidit të vazhdueshëm në trojet shqiptare nga Rusia dhe mbjellja e farës së keqe për Gadishullin Ilirik dhe terë botën, në këto troje ndodhën shumë ndryshime të dhunshëm. Pasojat e kësaj dhunë vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët e besimit ortodoks dhe katolik u vuan në presion të asimilimit. Ata që nuk pranuan asimilimin ndërruan fenë nga këto dy të parat në fenë islame. Demi ishte gjithsesi i madh. Ky dëme shfaqet më vonë kur shqiptaret në emër të fesë u identifikuan si komb tjetër pra si Turq dhe miliona shqiptarë u shpërngulën për Turqi, vende arabe. Kjo u arrit më marrëveshjen e Turqisë dhe Rusisë-Serbisë. Shqiptaret e shpërngulur u vendosen në vende të djerra, kryesisht në afërsi më kufirin e Sirisë, Irakut, Iranit, Greqisë. Ndërsa qindra mija u vranë në forma të ndryshme. Vdiqën në anije u mbytën në dete  etj.

Në disa vise u detyruan të asimilohen edhe si musliman. Mbetën Presheva, Bujanoc dhe Medvegja të cilët po shpërngulën ne vazhdimësi dhe në heshtje. Ndërsa  shqiptaret e Sangjaku (Novi Pazari) deri në vitin 1945 kanë folur shqip dhe janë shqiptarë. . Rozhaja, Berani, Plave, Gucia  etj u asimiluan ata e dinë të kaluarën e tyre. Armina Nuroviq nga Sangjaku  është trime dhe ka guximin të deklarohet publikisht së është shqiptare dhe së do të angazhohet për të drejtat dhe liritë e tyre në Sangjak.

Vrasje masive më helme biologjike. Rasti në Krime virusi i izoluar nga instituti biologjik, ushtarak i Rusisë. Nga disa mija familje shqiptare mbetën vetë 300. Më virusin tani më, të njohur “Krime”        ky virus u përdor edhe në Kongo për këtë u mori emrin “Krime Kongo”. Virus u përshtat për ambientin në Kosovë dhe u përdor si eksperiment në fshatin Nishor Komuna Suharekë. Më këtë  virus u vranë 8 anëtar të familjes së Durmish Bytyqit  i cili ishte burrë i respektuar dhe nuk pranonte të shpërngulej vendi i vet. Virusi i  adaptuar në institutin biologjik ushtarak të Serbisë   dedikuar kundër shqiptarëve quhet “Dubrava, Beograd”.  Pastaj vrasje dhe përndjekje më ushtri dhe polici, poshtërime, dhunime ,konfiskim të pasurisë dhe reprezalje tjera të pa njohura për botën e civilizuar. Politika kundër shqiptarë për shpërngulje më presione pa luftë etj.

Presion për asimilim, për ndërrim te fesë, mos lejim për hapje të shkollave dhe mbyllje të tyre kur hapeshin etj.  Shqiptaret janë Evropian dhe janë deklaruar gjithnjë evropian ,por Evropa shumë herë ka qenë  skeptike dhe është treguar e pa shpresë për shqiptaret. Këtë po e bën edhe sot. Kjo ndoshta së shqiptaret nuk kanë arrit të ofrohen si pas kërkesave të Evropës, ose nuk kanë arritur të tregojnë çfarë interesi ka Evropa kur i përkrah  shqiptaret. Kështu të vetmuar shqiptaret kanë mbetur të okupuar, dhe nën zgjedhën tiranëve dhe  ideologjive të ndryshme të cilat nuk kanë qenë fare në favor të tyre. Lufta për ekzistence si qeneje biologjike dhe si komb shqiptarë. Trashëgimitë e tyre kulturore më vlera të larta për Gadishullin Ilirik, Evropën dhe Botën janë uzurpuar dhe keqpërdorur .

Kishat ortodokse shqiptare tani quhen serbe. Serbia është shtet diktatorial si në monizëm ashtu edhe në  pluralizëm. Nuk ka lejuar kurrë autoqefalin e kishës ortodokse shqiptare. Në të gjithë Serbinë ka shqiptarë të besimit ortodoks. Ata nuk guxojnë as ta përmendin këtë. Nuk kanë shkolla në gjuhën e tyre. Nuk kanë të drejt të as siguri nëse tregojnë përkatësinë e tyre. Ata në Serbi nënçmohen dhe etiketohen më emrin Shiptari. Ndërsa detyrohen të regjistrohen serb. Nuk janë të mirëpritur si qytetarë të lirë. Priten dhe lavdërohen vetëm nëse janë instrument i shtetit. Ushtarë terë jetën. Kundër shqiptarë, vetëm ashtu janë të mirë dhe të besueshëm. Ka edhe prej atyre që babanë e kanë shqiptarë por në asnjë mënyrë nuk guxojnë të deklarohen as të bëjnë ADN për të gjetur babanë biologjik. Këtë guxim nuk e ka as Vuqiq.

Pra mazoistet serb pajtohen të jetojnë si marionetë e Rusisë. Ata nuk janë të sigurte në pavarësinë e tyre të plotë. Kur në vitet e nëntëdhjeta  në Kosovë kishin ardhur polic nga e tërë Jugosllavia. Njeri prej tyre qëndroj pranë meje në stacionin e policisë në Istog terë natën. Më kishin arrestuar për dy krime sipas tyre: Një ishte themelimi i LDK në Istog dhe i dyti pjesëmarrja në një varrim  në fshatin Grejkoc të Suharekës . Aty po varrosej ushtari i ushtarit shqiptarë i vrarë në armatën Jugosllave nga shërbimet sekrete të Serbisë. Pse nuk e pranon që je serb? më tha polici.  Çka të pengon? Jam shqiptarë, i thash. Nuk jam serb për këtë. Ai u ofrua më ngatë meje dhe më tha gjyshi im ka folur shqip, babi imë ka ditë shqip, por unë nuk di dhe nuk po më pengon gjë. Jam nga Krushevci fshati Qiqevac. Pasi ai pranoj të fliste, fillova të i shpjegoje.

Ai në fund më tha ndoshta. Por kur e pyeta a trajtoheni  të barabartë si serb, ai më tha publikisht po. E në jetën e lirë? Nuk u përgjegj.  Pra shqiptaret  ortodoks në Serbi detyrohen të regjistrohen serb. Por në jetën e përditshme  nuk pranohen dhe nuk trajtohen serb. Nga Kosova janë shpërngulur familje shqiptare të asimiluar më dhunë.(Shkij) Ata që dihen kush janë: Dakiqet (Dakaj) kushëri më Rexhaj, Bojiqet (Bojaj) kushëri më Bojaj në Klinë. Lushiqet (Lusht) kushërinj më Bojupt. Shaliqet , Shaljanë,  Peqinoviqet janë të ardhur nga Peqini i Shqipërisë, etj. Këta as deri sa ishin në Kosovë nuk u deklaruan së janë shqiptarë ortodoks, nga frika u deklaruan serb dhe shumë anti shqiptarë. Serbia këta serb i keqpërdori, vuri në konflikte deri në vrasje dhe dhunime më vëllezër të vet shqiptarë.

Shqipëria ka obligim të kërkoj të drejta për shqiptaret ortodoks në Serbi. Kthimin e kishave tona në që tani janë nën administrimin Serb,  kudo që janë e në veçanti në Nish. Kthimi  e priftërinjve shqiptarë në kisha ortodokse të shqiptarëve në Serbi. Aty ku Gjergj Kastrioti filloj luftën kundër Turqisë. Për këtë besoj që do të angazhohet Ministri Pandeli Majko.  Dua të besoj në përkushtimin dhe sinqeritetin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published.