Një reagim i mëhershëm i degës së PDK-së në Vushtrria duket se ka ngjallur reagime edhe te anëtarë të subjektit tjetër pozitar në Vushtrri, LDK-së.
Është asistenti i kryetarit Tahiri, Shkëlzen Xhaferi, ai i cili me një postim duket se ka thumbuar rivalin e kahershëm në komunën e Vushtrrisë, PDK-në.
“Ky shesh i mrekullueshëm ka mund të jetë kompleks i banesave.” ka shkruar Xhaferi në llogarinë e tij të facebook-ut.
Kujtojmë se PDK-ja me një reagim të mëhershëm ka reaguar duke rikujtuar se projekti është ideuar në kohën e qeverisjes së Bajram Mulakut.
Në vijim gjeni postimin e Xhaferit :