Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ndonëse gjatë ditës së djeshme bëri një “akt heroik”, duke i shkarkuar të gjithë bashkëpartiakët e tij nga pozitat institucionale të cilët kanë aktakuza.
Por nuk ka shkruar gjatë dhe Veseli ka qenë në shoqërinë e njërit prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës që dyshohet për një sërë veprash penale, shkruan Gazeta Insajderi.
Veseli sot së bashku me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelemndin kanë përuruar në Kamenicë, hapjen e pikës më të re të rrjetit të marketeve të ETC-së.
“Sot është hapure një pikë e re e Grupit Elkos-Etc në Kaçanik. Në hapje morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit z.Veseli, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Iljazi, deputeti Lutfi Zharku dhe menaxherja e ETC Albina Kelmendi”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook.
“E përgëzoj stafin e mrekullueshëm për këtë proces të hapjes dhe kryetarin e komunës që pa hezitim dhe në afat rekord mundësoi paisjen me leje të fillimit të punëve ndërtimore, kryesin e punimeve ‘Veding’ si dhe tërë stafin e Elkosit për këtë mrekulli”, ka thënë tutje Kelmendi.
Por ndonëse një grua kishte këputur dorën në kompaninë që është pronë e Kelmendit, ai të sapo punësuarve ju ka uruar suksese.
“Paraprakisht i falënderojë qytetarët e Kaçanikut për mbështetje.Të sapopunësuarve, të rinjë dhe të reja ju uroj sukses”, ka thënë Kelmendi.
Para dy muajve, një grua në e kishte këputur dorën derisa ishte duke punuar në sektorin e mishit në kompanin ELKOS, në shtetin e Malit të Zi.
Kelmendi, ka pranuar se gruaja që e ka këputur dorën është punëtore e kompanisë së tij.
“Është punëtore e Elkos-it në shtetin malazez, nuk është në Kosovë”, kishte thënë Kelmendi për Insajderin.
Megjithëse është pronar i kompanisë ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, ai thotë se ky rast nuk ka të bëjë fare me Kosovën, duke e bartur përgjegjësinë tek përgjegjësi i Elkos në Mal të Zi, që është gjithashtu punëtor i Kelmendit, shkruan Insajderi.
“Elkos atje është në emrin tim, por e ka përgjegjësin e vet në Mal të Zi. Kjo ka të bëjë me shtetitin malazez. Objekti është në Mal të Zi, punëtorja është malazeze, ligjet janë malazeze, krejt. S’ka të bëjë me Kosovë fare. Ngjarja ka ndodh nën juridiksionin malazez”, kishte thënë Kelmendi.
Ndër tjera deputeti dhe biznesmeni i Kelmendi ishte gjobitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për 1.3 milion euro për shkak të mos-përmbushjes së një kontrate për blerjen e një aseti shoqëror. /Insajderi.com