Beteja e Çanakalës: Aty ku u vranë 25 mijë shqiptarë për asgjë

Lufta e Çanakalasë ishte një nga betejat më të madhe në luftën e parë botërore. Nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria Turke me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, në të cilën u vranë 250 mijë veta, mes tyre 25 mijë shqiptar, shkruan Gazeta Metro.

Beteja e Çanakales, aty ku u vranë për asgjë 25 mijë shqiptarë e komanduar nga Mustafa Kemal. Beteja e përgjakshme të Çanakalasë, në mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armata e bashkuar të Antantës (anglezë, Zelandezë, australianë, etj), në anën tjetër Divizoni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarët e Rumelisë, të mobilizuar shumica me dëshirë e pjesërisht me forcë, nën komandën e Mustafa Qemalit.

Rreth betejës së Çanakalës deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bëjnë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip Allpari, Kopi Kyçyku, Patrik Konrosi, H. Amstreng, e ndonjë tjetër, por në të shumtën e rasteve në formë vetëm përshkruese.
I takon historiografisë shqiptare që në një të ardhme të afërt, të studiojë rrethanat e kësaj beteje dhe të ngjashme me të, që edhe ajo të zë vend në penteonin e ngjarjeve me rëndësi në vitet e Luftës së Parë Botërore, ku edhe shqiptarët e këtyre anëve e dhanë kontributin me pjesëmarrjen e tyre me pushkë në dorë.

Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda. Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s, në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj.

Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.

Leave a Comment

Your email address will not be published.