Azem Bejtë Galica për 12 vjet i rezistoi pushtimit serb të Kosovës

Më 17 korrik 1924, pas një beteje të përgjakshme kundër mijëra forcave serbe pushtuese serbe të Nikolla Pashiqit ra heroikisht, Azem Bejtë Galica, luftëtari popullor, i cili me trimat e trimëreshat e tij për 12 vjet i rezistoi pushtimit serb të Kosovës. Ka qenë kryekomandant i forcave guerile të Kosovës e më gjerë. Luftëtari më i njohur dhe më i përkushtuar i çlirimit të Kosovës, i cili padrejtësisht u etiketuar si kaçak jo vetëm nga regjimi kriminal i Serbisë, por edhe nga historianët vasalë të regjimit serb. Nga shumë historianë edhe sot e kësaj dite vazhdon të trajtohet kaçak. Është ndër kryengritësit e vetëm që ka luftuar kundër Serbisë, Austro-Hungarisë dhe pushtimit bullgar të viseve të Kosovës. U lind në Galicë të Drenicës në vitin 1889. Ishte në ballë të luftëtarëve të lirisë, jo vetëm në trojet e mbetura nën pushtimin serb, por edhe në Shqipëri kundër forcave esadite e zogiste. Ka qenë përkrahës i Bajram Currit, Fan Nolit, Hasan Prishtinë dhe kreut përparimtar demokratik të kohës. Pas vdekjes, bashkëluftëtarët e kishin varrosur tinës në një shpellë, me qëllim që regjimi serb të mos e zbulonte trupin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published.