Mehmet Prishtina
Në një ceremoni të organizuar sot në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel, afër Ferizajt, është bërë ndërrimi i komandës së Divizionit të Lindjes. Pas disa muajve shërbim në kuadër të forcave paqëruajtëse në Kosovë -KFOR, sot ka përfunduar mandantin e saj Brigada e 29 të e këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane. Në ceremoninë e organizuar kjo brigadë të cilen e ka udhëhequr koloneli Roy J. Macareag per gadi nje vite, i ka dorëzuar detyrën Brigadës 44 të forcave e tokësore të Ushtrisë Amerikane të udhëhequra nga Kolonel Robert W Hughes. Me këtë rast Koloneli Macaraeg është dekoruar edhe me medale nga ana e NATO-s për shërbimin e tij, medalje kjo të cilën ka ka dorëzuar komandanti i KFORI-it në Kosovë Gjenerali Lorenzo D’Addario.
Vlen të theksohet se pjesë e parapëgatitjeve të ushtarëve amerikan që shërbejnë në Kosovë është edhe shqiptaro amerikanja Drita Pereziqi.Keto pergatitje realizohen rregullisht per gjdo vite ne Qendren e Përbashkët Multinacionale te Gatishmërisë qe gjendet në rajonin Oberpfalz të Bavarisë ne Gjermani dhe me seli në USAG Bavaria, Hohenfels Training Area. Drita Pereziqi , me një përvojë rreth 20 vjeqareqe nga koha e luftes se Kosoves, ka arritur një profil të lartë politiko-ushtarak në këtë fushë. Pereziqi e cila aktualisht krahas pervojes se saj ushtarake per dy dekata me radhe ne Kosove punon si Keshilltare e larte e departamentit te drejtesis amerikane ne Ministrin e Mbrendshme te Kosoves ne kuader te ICITAP por ajo është edhe pjesë e trajnimeve të specializuara të brigadave të ushtrisë amerikane para se ata te filloinë me misionin e tyre vjetor në kuadër të KFOR/NATO ne ruajtjen dhe garantimin e paqes në Kosovë
JMRC ofron një mori të aftësive të domosdoshme për ushtrinë e SHBA dhe aleatëve dhe partnerëve evropianë ne te cilin jane pjesmarres edhe ushtaret e Ushtris Shqiptare si anetare te NATO-se por edhe ata te Forces se siguris se Kosoves kan pas raste te trajnohen ne kete qender.
JMRC është e vetmja Qendër Trajnimi për Luftime kontinentale jashtë SHBA me baze në Hohenfels Training Area (HTA). Kjo qender ka nje hapsire prej 163 km2, me mbi 1300 ndërtesa për stërvitje, si dhe 319 kilometra rrugë dhe shtigje të shumta ndërkufitare dhe ka një aeroport të shkurtër ngritjeje / uljeje për të vendosur dhe testuar Forcat rajonale të përshtatshme si pjesë e Forcës Evropiane të Reagimit. JMRC cdo vite pret stërvitjen e ushtrimit të misionit të Forcës së Kosovës (KFOR).
Brigada e 44 te e forcave tokesore të Ushtris Amerikane të udhehequr nga Kolonel Rober W Hughes vjen nga shteti i New Jersey e cila në Kosovë do të shërbej per 9 muaj në kuader të misionit paqëruajtes te KFOR/NATO .