Intelektuali duhet ta shkruajë e ta flasë drejt gjuhën standarde shqipe

Një herë, diku nga mesi i vitit 1973 në zyrë, më erdhi një bashkëfshatar i imi për të më sjellë një porosi nga babai im. Kur bashkëfshatari im, Destani, hyri në zyrën tonë, unë Stathit Kostarit ia prezantova se ishte një bashkëvendës i imi. Kur u ktheva në zyrë, pasi e përcolla deri në dalje të ndërtesës dhe e falënderova shumë bashkëfshatarin tim për porosinë që më kishte sjellë, Stathi ma tërhoqi vërejtjen se nuk thuhet “bashkëvendës”, por bashkëvendës dhe e shkroi me laps në një fletë, shkruan Koha Ditore.

Fjalën “bashkëvendës”, të shkruar me atë kaligrafinë e tij shumë të bukur, me bukurshkrimin që mund ta gjejë vetëm në abetare, më tha që ta lexoja. Mirëpo, unë e lexova ashtu si e shqiptoja, jo ashtu si e kishte shkruar ai. Më tha që ta shikoja mirë edhe një herë dhe ta lexoja si e kishte shkruar ai, po unë sërish e lexoja ashtu siç isha mësuar ta shqiptoja atë fjalë.

Në fund më tha duke qeshur, “është pak reaksionare”, po më duhet të ta them një fjalë popullore. Te ne thonë: “Ku ke parë ti toskë me çizme e gegë me mend!” Unë që isha shumë i interesuar që të mësoja ashtu si duhej të flitej gjuha jonë e bukur shqipe, vetëm qesha dhe m’u duk sikur e gjeta një arsyetim. /Hamza Halabaku

Leave a Comment

Your email address will not be published.