Reportazh/ Sipas studiuesit Petro Luarasi, emërtimi “Luaras” vjen nga fjala “Luadhas”, emërtim për shkak të livadheve të shumta. Janë zbuluar matriale qeramike të Bronxit të Vonë dhe fillimeve të Epokës Hekurit.
Duke e vështruar në këtë kontekst problemin më thellë që ka të bëjë me mardhëniet më të caktuara shoqërore-profesionale-artistike-kulturore, midis vet luarasëllinjve, mësojmë se për gjenezën Prof.Ass.Dr.Skënder Aliu në librin “Tumat e Luarasit”, na jep një informacion shkencor të përfituar nga zbulimet arkeologjike. Rezulton e dëshmuar lashtësia autoktone e fshatit me 10 tumat që ndodhen në shpatet jugore përfund fshatit Çlirim dhe përfundon në lagjen Ziskollarë,pranë, Prroit të Blushit ku bashkohet me lumin Osum. Njihen me emrat “Qafa e Godos”, “Shtëpitë e Rizait”, “Konizmat” etj., ndërsa në 10 tuma të tjera janë regjistruar në platformën e sheshtë të Kodrës Pradellë në lindje të lagjes Malit:me një varr qendror, me muranë. Gjatë gërmimeve 2 vjeçare në Luaras janë fiksuar 2003 varre së bashku me 350 objekte. Po këtu, mbështetur në matrialet e gjetura, mendimi është se shekulli XIV para Krishtit shënon një kufi të pranueshëm për fillimin e ndërtimit të kësaj tume, faqe 316. Është dhe varreza e sheshtë te Lisi i Madh. Ajo gjëndet midis Kodrws Kalas, Shkëmbi i Madh dhe lagjes Ziskollarë.
Është varr monumental. Ai është ndërtuar me gurë të lidhur me llaç dhe i mbuluar me kube që i perkasin antikitetit të vonë, shekullit V~VI-të pas Krishtit. Vëndbanimi “Guri i Ninës”, shumështresor që nga periudha e Neolitit të Mesëm e të vonë pasohet nga një shtresë e Bronxit të Vonë, me vijimësi të pandërprerë për të gjithë fazën e Epokës Hekurit, po aty, ajo shtrihet në tri hektarë dhe ndodhet 3 kilometra në perëndim të fshatit, në një terren me faqe drejtë jugut.Vendbanimi i Pradellës ndodhet në juglindje të Luarasit, në një tarracë buzë Lumit Osum. Janë zbuluar matriale qeramike të Bronxit të Vonë dhe fillimeve të Epokës Hekurit. Kalaja e Gurit të Ninës, gjendet midis kodrave të Gurit të Ninës dhe Shkëmbit të Madh në perëndim të Luarasit. Kjo sipërfaqe 320XIOO metra ësshtë e rrethuar me mure guri të mëdhenj, me gjerësi deri 3metra, me lartësi der në 2 metra. Kalaja Shkëmbi Madh gjendet në një kodër shkëmbore 2 kilometra në perëndim të lagjes Ziskollarë të Luarasit, prefund Gropës Çlirimit. Linjat e murit, rreth 200 metra rrethojnë tri anët e kodrës, kurse pjesa jugore e saj është e mbrojtur nga natyra.
Datohet në epokën e hekurit, faqe 15-16 e librit,po aty. Gjithmonë sipas Petro Luarasit, fshati Luaras në shek.e XIX mbahej për spfër e parë në Kolonjë edhe nga oxhaqet e bejlerve. Historinë e rrënimit të tyre e ka përshkruar plaku shekullor Thanas Gjoka nga Kostallara: -Fshati ynë humbi oxhaqet që kur u vranë shoq me shoq Xhafer Bej Plaku i Shkëmbit dhe Mehmet Bej Alltëni apo Floriri. Isha djalë e bënim sehir. Martohej Islam Beu, bejlerët u mblodhën para portës, kush do të hynte i pari… -Këtu jam unë zot,-,i tha Beu i Malit, Beut të Shkëmbit dhe e zmbrapsi me brylin në kraharor. -Do të më shohësh!, i tha Beu i Shkëmbit Beut të Malit, Meço Bej Qafëzezi, gjyshi i Dalan Bej Qafëzezit dhe i biri i Musa Beut i dëgjoi dhe qeshi nën hundë dhe paskësh bëlbëzitur: “Pa të më shihni!” Kështu nisi përleshja midis bejlerve, gjurmët e të cilvë i gjejmë tek rrënojat e Shkëmbit të Xhafer Beut. Në fund të shekullit të XIX-të, Luarasi kishte 200 shtëpi të shpërndara në mëhalla apo lagje të krishterë dhe myslymane. Banorët e Luarasit njihen si mjeshtër të gurëdhendjes, bujarë, kulturëdashës dhe në botë. Ata i gjejmë në shekullin e 19-të në Bullgari, Turqi, Rumani, Mal të Shenjtë, madje 6 mjeshtra luarasëllinjë kanë punuar në ndërtimin e San-Petërsburgut në Rusi. Një emër i njohur është mjeshtri Sotir Ura nga Priftanjtë që ndërtoi Urën e Orgockës, Urën e Dragotit etj. Vijues i traditës së shkëlqyer është mjeshtri i mirnjohur Llazi Miho, i cili udhëhoqi ndërtimin e Kombinatit të Tekstilit në Tiranë. I biri i tij, Taqo Miho njihet si mjeshtri gurëgdhendës më i shquar.Të gjithë banorët e Luarasit me të krishterë e myslymanë janë shqiptarë me shtetësi e kombësi. Edhe pse në Luaras ka myslimanë, në raste gëzimesh, hirdhërimesh, festash fetare, së bashku myslimanë e të krishterë shkojnë në vendet e shenjta, si tek Kishat e Shën Kollit tek Guri i Ninës , Shën Thanasi në Qafën e Ndërgurzës , Shën Thanasit në lagjen Penkollarë, Kishën e Kuqe në shkëmbin e Kamnikut dhe xhamitë në lagjen përball sarajeve të Xhafer Beut, në grykë të rrugës Ndërguraz ka qënë një teqe bektashiane.Po një teqe të tillë kanë pasur dhe fisi i Mehmet Bej Alltënit apo Floririt. Mirëkuptimi ka qënë,është pa dallim fetar. Djemw e vajza myslymane bëheshin vëllezër e motra të krishtera dhe marrëdhëniet kanë qënë të mira, sa janë bërë martesa me djem dhe vajza nga të dy besimet.
Ustallarët e gurit që ndërtuan objektet e kultit
Të gjitha objektet fetare janë ndërtuar nga ustallarët e gurit luarasiot. Ndër të shquarit është dhe Llazi Miho, gurskalitës si ai, usta i qosheve. Ka drejtuar brigade të tëra, është nderuar dhe me titullin “Hero i Punës”, “Dëshmor i Punës”. Sot në lagjen e Kombinatit një rrugë mban emërin e tij. Midis 6 fëmijve,që të gjithë me shkollë të lartë.Më të voglin Taqon,që e mbante me vehte i dha zanatin e tij që në moshën15 vjeçare. Taqo Miho pasi punoi si gurëgdhendës vazhdoi Akademinë dhe mori titullin Skulptor dhe Artist i gëdhëndjes së gurit, siç thot populli “E bënë gurin të këndojë”! Ka bërë bazorelievin e Monomentit të Skënderbeut,Tiranë,ka marrë pjesë në restaurimin e Kalas Krujës si Emblemën e Skënderbeut,Oxhakut të Kalas dhe në Monomentin e Partizanve të Luftës së Dytë Botërore në Mauzolumin e Vjenës, etj.Sot ka ngritur studion e vet personale në Tiranë,ku merret me skalitjen,gdhendjen e kapilarve të kishave.Edhe 2 vajzat e tij kanë trashguar nga i ati pasionin për artin.Valentina Miho, piktore monomentale në Tiranë dhe Albana Miho, arkitekte në Florida në SH.B.A.
Për Bejlerët e Gurit,Dhori Prifti vazhdon të na befasojë: Në Luaras, fisi Prifti ishte kreu i komunitetit vendas. Nini Luarasi, babai i Petro Ninit,”Mësues i Popullit” ishte një nga mjeshtrit e gurit në të gjithë Kolonjën.Fisi Prifti me Fisin Luarasi kishin lidhje fisnore. Gjyshja e Jorgji Priftit ishte e motra e nënës së Petro Nini Lurasit.Në fund të shek.XIX dhe shek.XX, Lunxhëria po ndërtohej me pallate e shtëpi 2 dhe katëshe, me rrugë të gjëra me kalldrëme. Në këto ndërtime u përfshin të gjithë fshatrat e krahinës, sidomos Dhoksati e me rradhë që morën pamjen e qytezave. Ustallarët e Kolonjës u dyndën në Lunxhëri,realishtë në Dhoksat, dhe me mjeshtrit e tyre arritën të ndërtojnë rrugë me kalldrëm, kroje të bukur dhe vila 2 katëshe.Mjeshtrit e mëdhenj, ustallarët nga Kolonja gjetën në Lunxhëri kurbetin. Binin në sy në atë kohë në Dhoksat,familje e fise të lashtë me shtëpi të mbëdha,si Kokoli,Vasilondi,Haxhijani, Ndrio, Qiro, Mako etj., që bënin investime të shumta për ndërtime në fshat.Ardhja në Dhoksat e fisit Prifti u prit nga vendasit me një dashuri të veçantë,ashtu siç priten ustallarët duarartë,duke i vendosur në qendër të fshatit. Pas 2 vjetësh familja e ardhur Prifti,ndërtoi shtëpin e re. Më vonë u martua djali i usta Kolës,Xhorxhi Prifti,në vitin 1927 me Eftalinë, ardhur nga Koblara e Përmetit dhe ju gëzua 7 fëmijve që u rritën dhe nga të ardhurat që siguronte Xhoxhi si murator. Në vitin 1939, pas vdekjes së usta Kolës, djemtë e tij punonin ustallarë në Lunxhëri, Kardhiq, Kurvelesh, pa përjashtuar Tepelenën. Kështu Priftajt lanë emër të nderuar,respektuar si trashgimtar të traditave dhe dokeve të mira të Kolonjarve si luarasas, nga ku e kanë preardhjen dhe lunxhiotve ku lindën dhe kaluan jetën!/shekulli