Si e njoha Mikel Kuzhninin

Shkruan: Qamil Bytyqi

Në Kosovë kishte filluar lufta dhe UÇK’ja kishte nevoj për shumë gjëra që ta kundërshtonte ushtrinë barbare okupuese sërbe.

Në vitin 1998  një ditë më cingëroi telefoni celular dhe  e hapa.                                                          Në anën tjetër ishte Masar Krasniqi.                                                                                                 “Nga Gjermania nga shtabi i UÇK’së po lajmërohem. Do të vij në Turqi me një përfaqësues të UÇK’së për të kërkuar diçka shumë të rëndësishme për UÇK’në” me tha.                             “Dakort i më lajmeroni për kohën e fluturimit dhe dal dhe ju pres në aeroport” i thash.

Dola në aeroport me shokun tim Murat Ay-Lajçin (një aktivist që ka kontribuar shumë për çështjen shqiptare) për t’i pritur misafirët.

Duke i pritur udhëtarët që po dilnin i pash dy persona (bineq) nga larg të cilet nuk i njihhja.

I thash Muratit, “këta duhet të jenë shqiptarë”.

Murati më tha: “jo more ç’farë, ty po të duken por nuk besoj”.

Murat,  përcjellli këta shko afër tyre dhe do të shohesh që janë shqiptarë i thash.

Pastaj Murati shkoi afër tyre për t’i dëgjuar se në ç’gjuhë po flisnin. Kurse unë pritja z. Masarin me shokun e tij. Sepse në ç’do rast mund të vinin.

Nuk kaluan as nje-dy minuta kur e pash z. Masar që po vjen me shokun e tij.

Fola me të dytë dhe duke ecur Masari rastësisht i takoi vëllezërit Kuzhnini dhe foli me ta.

Kur i pamë se po flasin edhe unë dhe Murati folëm me ta pastaj  Murati u kthye nga unë dhe më shikoi çuditërishtë se si i njoha vëllezërit Kuzhnini se janë shqiptarë pa i takuar asnjëherë dhe pa i parë as në ndonjë fotografi.

I thash Muratit na ka tërhequr gjaku shqiptar dhe asgjë tjetër.

Për qëllimin e ardhjes  së Masar Krasniqit me përfaqësuesin e UÇK’së z. Mehmet Prishtina ju tregova me lartë.

Kurse Vëllezërit Kuzhnini kishin ardhur për të biseduar me shqiptarët e Turqisë për Lidhjen Shqiptare në Botë.

Foton që kemi bërë është në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës në Stamboll që udhëhiqej nga Enver Tali e cila ishte hapur nga Qeveria e Kosovës në vitin 1994.

Nëse nuk gaboj kah fundi i Nëntorit të vitit 1999 u mbajtë një tubim në Prizren nga Lidhja Shqiptare në Botë ku nga Turqia morrëm pjesë rreth 15 vetë.

Kur mora lajmin për vdekjen e të ndjerit Mikel Kuzhnini më u kujtua takimi në aeroportin e Stambollit dhe deshta ta ndaj këtë rast edhe me ju.

Ngushllime të gjithë miqëve të tij që kanë njohur të ndjerin Mikel Kuzhnini dhe lamtumirë Mikel Kuzhnini!

Leave a Comment

Your email address will not be published.