Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikolle Nikprelaj me këngë kushtuar Skënderbeut

Tre këngëtarët e mirënjohur shqiptar Arif Vladi, Ilir Shaqiri e Nikolle Nikprelaj kanë sjellë këngën “Kalorësi i Lirisë”.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Edmond Zhulali. Për tekstin është përkujdesur Ilir Shaqiri.

Në një postim në Facebook, Zhulali ka shkruar se kjo këngë është dedikim për heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Të dashur miq, dua t’u prezantoj këngën time më të re ‘Kalorësi i Lirisë’ kushuat heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ka shkruar ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.