Shumë nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botë kanë hequr dorë nga kjo shtetësi.
Vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona kanë hequr dorë nga kjo shtetësi. Për më tepër, sipas zyrtarëve vendas ky fenomen shfaq rritje nga viti në vit.
Arsyeja kryesore, sipas këtyre zyrtarëve, është fakti se shumë shtete europiane nuk lejojnë dyshtetësinë.
Sipas të dhënave zyrtare, mes viteve 2009- 2018, mbi 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga kjo shtetësi.
Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë territorit të vendit është rreth 800 mijë, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë.
Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra e kështu me rradhë./rel