Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot se Amerika është e interesuar të zgjidhur nyjën e Kosovës dhe dëshiron që ajo të mos qëndrojë si konflikt i ngrirë
Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.
“Serbia po lufton për pozicionin e saj. Të gjithë kanë interesat e veta, disa janë më afër nesh, disa janë diametralisht të largët. Ne luftojmë për veten tonë dhe njerëzit tanë – tha Vuçiq, duke shtuar se takimi me të gjithë përfaqësuesit e secilit vend është i rëndësishëm.
Ai theksoi se Nju Jork ishte kështjella e forcave shqiptare.
“Forca e tyre është e madhe këtu, por ato nuk po shkojnë aq lehtë siç e kishin planifikuar dhe është detyra jonë të i’a vështirësojmë”, shtoi Vuçiq, shkruan Novosti.
Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.
Vuçiq ka thënë se edhe Shqipëria po punon për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ata e thonë hapur se shteti tjetër po punon për njohjen e Kosovës” ka deklaruar Vuçiq.