Vetëm 30 vjet më parë, ky vend ishte shtëpia e masës së katërt më të madhe të ujit në brendësi të planetit tonë. Një det i lashtë, aq i gjerë sa madje dhe Aleksandri i Madh shkroi për sfidat e tij për ta kapërcyer atë. Një det ku tregtia e peshkimit lulëzonte dhe pushuesit dikur vërshonin në qytetin e tij bregdetar të njohur për qendrat SPA. Tani, për herë të parë deti Aral është pothuajse i thatë. Ajo që arrin të shohë syri është thjesht një flotë e anijeve gjigande, të ndryshkura, të mbetura në fundin e tij, si provat e vetme të së kaluarës së lavdishme kur ato lundronin mbi ujë.
Nga deti Aral tani ka mbetur vetëm 10% e madhësisë që kishte në vitet 1960. Nëse mendoni se fajtor janë ndryshimet klimatike, gaboheni. Kjo katastrofë mjedisore është vepër e njeriut, e konsideruar si një nga katastrofat më të rënda mjedisore ndonjëherë. Por historia nuk ka përfunduar ende dhe përkundër të gjithave, deti Aral është i mbushur me shpresë…
Por ju mund të pyesni; si ndodhi e gjitha kjo në një det aq të madh i cili shtrihej në dy vende euroaziatike, mes Uzbekistanit dhe Kazakistanit.
Ishte Bashkimi Sovjetik, ai që në vitet 1960 vendosi të zbatojë një projekt të madh të ujitjes së tokave bujqësore për industrinë e pambukut, duke devijuar disa lumenj kryesorë që ushqenin detin Aral, informon dritare.net
Deri në vitin 1975, në këtë det mund të lundrohej pjesërisht qetë. Më pas, gjërat u bënë të çuditshme. Peshqit u sëmurën dhe peshkatarët po ashtu. Përmbajtja e kripës ishte aq e lartë në ujë, sa që në dekadat e ardhshme u bë e pamundur të zhyteshe në det pa u mbuluar nga një shtresë e madhe e bardhë.
Dikur peshkatarët kapnin qindra peshq në ditë, ndërsa sot këto histori tingëllojnë si përralla për brezin e ri të vendasve që jetojnë në fshatrat buzë asaj që tashmë duket një shkretëtirë e madhe me anije të ndryshkura.
Dhe ta mendosh që Aral, dikur ishte hapësira e katërt më e madhe e ujit në botë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 26,000 kilometrash katrorë.
Aral (që përkthehet përafërsisht në “Deti i Ishujve”, i referohet qindra e qindra ishujve që dikur pikënisnin në ujërat e tij. Zona gjithashtu njihej për rritjen e frutave, tërfilit dhe elbit për bagëtitë.
Në vitin 2000, UNESCO paraqiti një plan 25-vjeçar për të rikthyer ujin në këtë rajon dhe në vitin 2005, Banka Botërore financoi pjesërisht një digë dhe gjysmë-rrjedhjen e një lumi në Detin Aral të Veriut. Sot uji po pikon qetësisht në atë që tani quhet deti Aral i Veriut dhe Jugut, aktualisht shtëpia e 24 lloje peshqish. Një testament për fjalën e vjetër: Jeta gjen një mënyrë!?