Tradita letrare gojore, e cila është e lashtë te çdo popull dhe që lindi atëherë kur njeriu u be i vetedijshëm për veprimtarinë e vet, u pasua nga një mënyrë tjetër, nga nje traditë e re e krijimtarisë dhe ekzistimit të fjalës artistike dhe e komunikimit letrar – shkrimi. Fillimet e para të tij i gjejmë afro 4000 vjet para erës se re (para Krishtit). Por rrenjet dhe fillimet duhen kërkuar më herët se të dhënat dokumentare që disponojmë deri më sot. Vepra e parë letrare e botës që ne njohim deri sot është “Epi i Gilgameshit”. Kjo vepër është shkruar me një shkrim kuneiform (shkrim me kunja) në pllaka dheu që më parë piqeshin. Epi i Gilgameshit erdhi përpara lexuesve shqiptarë në vitin 1991, e përkthyer prej gjermanishtes nga Anton Berisha. Kjo vepër mendohet të jetë shkruar ne vitet 3500 para Krishtit dhe është zbuluar në qytetin Uruk, në afërsi të Babilonit (në jug të Bagdatit të sotëm). Të parët që e përdorën shkrimin me kunja mendohet të kenë qenë sumerët. Po ashtu, në konkluzionet e nxjerra deri më sot, edhe vepra Epi i Gilgameshit mendohet se i perket traditës sumero-babilonase.
Në shekujt më vonë ka lindur tipografia. Të gjithë librat e shtypur që nga lindja e tipografisë e deri ne vitin 1500 përbëjnë botime të veçanta në kulturën botërore, të cilat dallohen nga botimet e mëpastajme nga disa tregues si:
-Në keto botime mungon fleta ku vihet titulli dhe të dhënat e botimit, këto të dhëna jepen në mes ose në fund të librit.
-Gërma e parë e kapitujve të veçantë, por edhe ato të kryereshtit, në disa raste gjatë botimit lihet vendi i zbrazët dhe këto gërma shkruhen me zbukurime me dorë, por meqenëse shkrimi dhe zbukurimet e këtyre gërmave kushtonte shumë, shpesh në këtë grup të librave këto gërma mungojnë.
Letra që përdorej për shkrimin e këtyre librave përgatitej me dorë.
-Shkrimi në këto libra është i ngjashëm me dorëshkrimin, ndërsa në botimet e mëvonshme ngjashmeria me dorëshkrimin vjen duke u larguar çdo ditë e më shumë.
Të gjithë librat që kanë karakteristikat e mësiperme dhe që janë botuar para vitit 1500 janë quajtur Inkunabula. Tirazhi i vogël si dhe vjetërsia e botimit të tyre bënë që inkunabulat të jenë vepra shumë të rralla e me një vlere të jashtëzakonshme.
Shtypja e librave që i takon periudhës derisa shtypshkrimi kristalizohet teknikisht mirë, njihet me emertimin e mësipërm -Inkunabulat-. Këtu nis edhe një moment i ri evolucioni, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga modeli i dorëshkrimit.
Si libër i parë i shtypit në shtypshkronjë njihet Bibla e Guetenbergut, e emërtuar si e tillë nga shpikësi i shtypshkronjës Johanus Ganflajsh në vitin 1444, që më vonë u quajt Guetenberg nga emërtimi i shtëpisë ku ishte vendosur. Bibla e Guetenbergut është një libër me 635 fletë është shtypur në gjermani me një tirazh prej 180 kopjesh. Shkrimi në libër është një kombinim mes ngjyrash kuq e zi. Ky libër njihet edhe si Bibla Mazarinë pasi ajo është njëra nga veprat dhe ekzemplaret më të njohur që ruhen në bibliotekën Mazarinë të Parisit.
Formati është ½ me germa gotike që emitojnë germat e dorës. Ajo njihet si kryevepra e artit tipografik në botë. Brenda fletës shkrimi është bërë në dy kolona me nga 42 reshta.
Shpikja e shtypshkronjës në Magonc të Gjermanisë qe një ngjarje e rëndësishme në historinë dhe zhvillimin e kulturës botërore. Për disa vjet rresht kjo shpikje u mbajt si monopol në Gjermani. Më vonë shtypshkrimi u përhap me shpejtësi edhe në vendet e tjera të europës.
Në viset shqiptare ngritja e shtypshkronjave daton në shekullin XVI-të. Në vitin 1563 përmendet shtypshkronja e Shtjefen Shkodranit në qytetin verior të Shqipërisë, në Shkodër. Por nëpërmjet burimeve shkencore hidhet dritë edhe për një shtypshkronjë të hershme në Obot të Shkodrës. Kjo shtypshkronjë përmend më së pari 1493. në shekullin XVII kemi shtypshkronjën e mirënjohur të Akademisë së Voskopojës. Kjo shtypshkronjë njihet nga ana jonë nëpërmjet botimeve të saj që në vitin 1714.
Sot në botë numërohen rreth 450.000 Inkunabula rreth 100.000 janë të sistemuara në bibliotekat e Italisë. Por ato janë të shpërndara në disa prej tyre. Në bazë së të dhënave të deritanishme, biblioteka më e pasur në botë me Inkunabula është ajo e Mynihut me 16.000 Inkunabula, pas saj vjen muzeu Britanik i Londres me 11.000 të tilla.
Shqipëria fatmirësisht, në fondin e rrallë të bibliotekës kombetare ka shtatë të tilla, të cilat përbëjnë një thesar të pasur për të. Ato datohen në vitet 1473 deri në vitet 1479, duke u përfshirë në periudhën brenda vitit 1500. Duhet theksuar se në përgjithësi ato janë të pastudiuara dhe të patrajtuara e për pasojë pak të njohura në vendin tonë. Në mes të këtyre Inkunabulave ka prej tyre të stolisura me dekoracione të mrekullushme dhe me nje harmonizim të ngjyrave të përsosura midis të kuqes, blusë, të bardhes, të gjelbrës dhe në ndonjë rast të rrallë të ngjyrës vjollcë. Nuk mungojnë stolisjet e tyre me ar. Por ato më të hershmet janë me dekoracione më të pakta. Ka prej tyre vetem me dekoracion bardhe zi. Në fundin e njërës prej tyre gjendet sigla, simbol i tipografisë. Më me vlerë biles dhe më e studiuar konsiderohet ajo e vitit 1472 e cila është një përmbledhje letrash Aeneas- Silvius Pikolomini (Papa Piu II) personaliteteve më në zë të vendeve të ndryshme të Europës. Midis tyre gjendet edhe një thirrje për organizimin e një ekspedite të gjerë ndërkombëtare antiosmane. Në këtë libër flitet edhe për Gjergj Kastriotin dhe për Pirron e Epirit. Natyrisht, kjo vepër është njëkohësisht edhe një burim i rëndësishëm historik për vetë faktin se në këtë periudhë burimet shkrimore janë të pakta. Ky liber është i shtypur me germa të tipit latin. Në germen e parë të kapitujve gjenden zbukurime të shumta që e përshkojnë gjithë fleten nga kryet e deri në fund. Arti i të zbukuruarit janë edhe zbukurimet e shumta dhe dekoracionet e mrekullueshme të artit të harmonizuara me sfondin shumëngjyresh, të vendosura në pjesë të veçanta të kapakut të librit. Libri ka gjithsej 179 fletë ndërsa në fletën e fundit të tij është e vendosur edhe data me shifër romake, e cila përkon me datën 25 maj 1473. Duhet theksuar se kopertina e librit nuk është e plotë pasi ajo është dëmtuar. Duke parë këto thesare të bibliotekës sonë kombëtare, mendja të shkon menjëherë tek Pal Engjelli. Datimi i të parit shkrim shqip, shkrimi i të parit libër shqip apo dhe gjetja në portën e një Abacie të vjetër e fjalës komb gdhendur në mermer që në 1100-1216 të bën të mendosh motoja e luftës për komb, atdhe e fe kishte udhëhequr klerikët që së hershmi.
Kryeipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjelli- Ky jetoi në 1417-1470, i cili hyri në historinë e kombit tonë si bashkëpunëtorë i të madhit Gjergj Kastërioti, ky prelat i madh i kishës katolike shqiptare, gjatë një vizite baritore në Mat (Emathia), vuri re çrregullime të mëdha në punët dhe në veprimtarinë fetare. Me këtë rast, më 8 nëntor të vitit l462 nënshkruan në kishën e Dukagjinit të Mat Formulën e Pagëzimit, që më vonë do të rezultojë si dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar. Fraza shqip gjendet në një letërqarkore në latinisht. Un të pagësonj pr’ emnit Atit e t’Birit e t’shpertit Shenjt. Ky prelat i kishës katolike në atë periudhë kishte nën juridiksionin e vet edhe famullitë e Matit dhe dioezat e kësaj krahine. Ajo u shkrua për të ndihmuar banorë të krahinave të largëta që banonin nënë vështërsi dhe mungesë të veprave të kultit të cilat pas kësaj mund t’i pagëzonin fëmijët në shtëpi, nëse për shkaqe të ndryshme, nuk kishin mundësi t’i çonin në kishë. Kështu gjejmë të parin dekoment të shkruar të gjuhës sonë amëtare i cili formulohet natyrëshëm në dialektin Gegë. Njoftimin e parë për këtë dekoment e bën studiuesi dhe historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e botoi më l915. Duke ndriçuar e duke hedhur vështrimin tej shekujsh në gjuhën e dokumentuar dhe në kulturën tonë kombëtare. Më pas vjen i pari libër në shqip nga nje tjetër klerik pra nga Gjon Buzuku. Por le të kthehemi një moment më përpara te Inkunabulat të cilat nuk janë plotësisht të studiuara nga specialistët e për pasojë nuk gjendet një informacion i plotë dhe i mjaftueshëm për tonë mënyrë të veçantë në vendin tonë.
Në gjurmët e Bibliotekave
Sa herë flitet për bibliotekë dhe lulëzim të tyre gjithkujt i shkon mendja tek njëra ndër bibliotekat më të famshme dhe më të njohura ndër të gjitha kohërat pra tek Biblioteka e Aleksandrisë e cila ishte jo vetëm një bibliotekë e famshme ashtu si dhe Aleksandria por dhe një qendër e krijimtarisë, kulturës, dijes dhe tolerancës. Aleksandria u zgjodh prej Aleksandrit të madh si kryeqytet i perandorisë së tij në vitin 320 para erës së re dhe shumë shpejt u shëndërrua në qytetin më të fuqishëm dhe më me influencë në rajon. Biblioteka origjinale e Aleksandrisë u themelua më 288 para erës së re nga Ptolomeu I. Ajo ishte njëri ndër tempujt më të mëdhenj që ka njohur historia të mendimit dhe funksionoj si akademi, qëndër studimi dhe bibliotekë. Kjo bibliotekë ishte e vendosur në rajonin mbretëror të qytetit. Nuk është krejtësisht e qartë se kur u shkatërrua biblioteka e Aleksandrisë. Mendohet te jetë dëmtuar nga zjarri gjatë pushtimit të Jul Cezarit në vitin 48 para erës së re dhe gjatë ekspeditës ushtarake të Aurelit në Vitin 272 të erës së re. Në vitin 391 u dogj edhe ndërtesa në Serapium çka shënon dhe fundin e këtij Institucioni. Ndërtesa në Serapium ishte një bibliotekë e quajtur bijë e bibliotekës së Aleksandris dhe ishte e vendosur në lagjen me të njejtën emër të qytetit.
Kjo ishte një bibliotekë e vendosur në brigjet e Detit Mesdhe në udhëkryqin midis Europës, Azisë dhe Afrikës duke gjetur pikën kyçe për të vendosur bibliotekën më të madhe të botës antike.
Por le të kthehemi në vendin tonë ku Shtimi i numrit të librave dhe botimeve kishte bëri të domosdoshme ruajtjen dhe administrimin e librit kështu nisin jetën e tyre bibliotekat. Prania e tyre në vendin tonë është e lidhur padiskutim me lashtësinë e gjuhës dhe me lashtësinë e kulturës sonë.
Nëse flasim për gjuhë të shkruar shqipe atëhere dëshminë e parë për një gjuhë të shkruar na e sjell letra e një peshkopi francez në Tivar, Guliem Adae i mbiquajturi Brokard. Në këtë letër të datuar në vitin 1332 Brokard njofton mbretin e Francës, Filip de Valua se; “Shqiptarët flasin një gjuhë tjetër që ndryshon nga Gjuha Latine në të gjithë librat e tyre” Kjo do të thotë se gjuha shqipe kishte filluar të përdoret gjerësisht si gjuhë e shkruar.
Po ku janë gjurmët e para për bibliotekat në vendin tone?
Gjurmët e para që paraqesin interes dhe që flasin për vende ku ruheshin dhe grumbulloheshin libra pa diskutim mbeten qëndrat e mëdha kishtare; Kështu në memorjen historike mund të përmenden Shkodra apo Drishti, Kryepeshkopata e Ohrit, Metropolia e Prevezës dhe të Kosovës. Metropolia e Durrësit apo Episkopati i Elabasanit, të Apollonisë, të Vlorës, të Lezhës, Metropolia e Janinës, Episkopati i Gjirokastrës, të Drinopojës, të Himarës, të Butrintit, të Artës etje të cilat zënë fill herët si qendra të mëdha dhe të përmendura kishtare dhe kulturore
Në mesjetë kur manastiret janë kthyer në qendrat kryesore të kulturës dhe dijes, ndër to nis dhe grumbullimi i librave dhe formimi i bibliotekave.
Kështu që gjurmët e para të bibliotekave të organizuar i gjejmë në shekullin e XII-të, në fillimet e tij, në atë kohë kur Papa i Romës, duke dashur të rrisë influencën e selisë së shenjtë dhe të forcojë kishën katolike në Shqipërinë e Veriut, vendosi themelimin e disa kuvendeve e manastireve të cilët më vonë qenë qendra të rendësishme për pregatitjen e klerikëve. Kështu, në krahinën e Mirditës së mëvonshme (themi Mirditës së mëvonshme sepse Mirdita është formuar si unitet krahinor vonë) u themeluan në fillim të shekullit të XII-të kuvendet benediktine të Shpalit (në Pshqesh), Shën Mëria e Ndërfanës (në Gëziqin e sotëm), të Shëlbuemit (në Rrubik) dhe të Shën Llezhdrit (në Malin e Shenjtë në Orosh)(3).
Autorë të huaj kanë shkruar jo pak për këto Abaci të Mirditës, mes të cilëve dhe Shuflai i cili pohon se: “më në jug fare ndër gjendet shqiptarë, ndërmjet lumenjve të të dy Faneve, në krahinën prej nga në të XIV shekull delshin priftërinj për krejt Dalmacinë, gjendeshin Abacia e Shën Palit dhe Santa Mëria di Trifantina, kjo e fundit qëndroi si e tillë deri në të XIIV –in qindvjeçar (4).
Është pikërisht koha kur arsimi, libri dhe kultura është plotësisht në duart e klerikëve dhe lëvizja kishtare fillon të marrë karakter të theksuar kombëtar (5).
Mirdita me shtrirjen e saj në qendër të Shqipërisë së Veriut ishte një urë-lidhje në arterjen kryesore lidhëse në mes të lindjes e të perendimit. Pra, duke e parë si një nyje jashtëzakonisht të rëndësishme Papa merr vendimin për ngritjen e këtyre kuvendeve të mëdha në Mirditë.
Gjithçka flitet në dokumentat e studjuesve perendimorë për periudhën përpara pushtimit turk të Shqipërisë flet për lulëzimin e një kulture të mirfilltë europiane e të një niveli të lartë arsimor, aq sa në Shqipëri siç pohon Shuflai pregatiteshin klerikë për krejt Dalmacinë, madje dhe për Raguzën (6).
Pushtimi i gjatë turk nuk mundi të asimilojë kulturën e lashtë të popullit të Mirditës, po ashtu asnjëherë nuk mundi të nënshtrojë atë, pasi mirditasit nuk i lëshuan kurrë armët nga dora. Megjithatë ky pushtim i gjatë goditi fuqishëm jetën kulturore e arsimore të Mirditës ashtu si dhe të mbarë Shqipërisë. Fushatat dhe sulmet e njëpasnjëshme të turqve mbi Mirditën bënë që së pari të shkatërrohen nga themelet Abacia e Oroshit dhe kuvendet e tjera benediktine. Duke folur për rrënimet e kishave katolike prej turqve, studjuesi Pal Doçi, në mes të tjerash shkruan se “Qysh nga fundi i shekullit të XV-të dhe gjatë shekujve të XVI-XVII-të qenë rrënuar e qenë goditur disa herë nga pushtuesit turq (7) Pra sulmet turke bënë që të mbyllet Abacia e Oroshtit e të mos funksionojë për një kohë të gjatë (8).
Përpjekjet për gjuhën shqipe nuk pushuan asnjëherë. Në shekullin e XVI-të, në fillimet e tij, megjithëse në kushte shumë të vështira sidomos prej izolimit dhe pushtimit turk dhe prapambetjes së madhe ekonomike pati klerikë të fuqishëm e përparimtarë mirditorë që predikuan në gjuhën shqipe, shkruajtën dokumenta të rendësishme në gjuhën tonë. Njëri prej tyre ishte edhe Shtjefën Gazulli i cili nënshkroi tri kontrata për shitje toke nga disa oroshjanë në fillim të shekullit të XVII-të (9).
I pari dokument i shkruar që flet për biblioteka në shqipëri është shkrimi i Pjetër Bogdani Në veprën e vet “Çeta e Profetëve” ku shkruan për përpjekjen e ungjit të tij për ngritjen e bibliotekës dhe ruajtjen e librave.
Patjetër të tilla biblioteka kanë pasur edhe Manastiret tona të mesjetës pra kuvendet benediktine të Rrubikut, Ndërfanës, Shpalit dhe Oroshit.
Për dokumenta të rëndësishme që flisnin për teritoret e Arbëris dhe për grumbullim të materjaleve në këto teritore flet edhe Vepra e Daniel Ferlatit “Ilirikcum Sacrum” “Iliriku i shenjtë” Kështu Papa Klementi i XI dërgoj në teritoret e Arbëris dgjatë bregdetit Masdhe një anie e cila do të grumbullonte dokumenta mbi këtë teritor. Kjo anie vendeikase u ndal edhe në Tivar por dhe në qendrat e tjera kishtare të “Arbëris Venedikase” pastaj dhe në “Arbërin osmane” Kështu Atë Riceputi hodhi një bazë të fuqishme dokumetare duke mbledhur dhe renditur togje të mëdha dokumentash që përbënin të dhëna dhe që përmbanin të dhëna për arbërinë.
Sa i përket arbëris Osmane, tregohet se një qerre e madhe e tërhequr me qe, e ngarkuar me dorshkrime, libra dhe dokumenta historike si kapërceu vështërsit e baltave të Zadrimës u mbyt “aksidentalisht” duke kaluar Drinin Së toku me të treti e gjithë ngarkesa e Cmuar.
Të gjithë flasim dhe kërkojmë të gjejmë gjurmët e bibliotekës së Abacis së Vonë të Oroshit. Dom Lec Sahatça flet në shkrimet e veta për një bibliotekë të Ndërfanës madje për një bibliotekë të pasur të kësaj kishe vonë në 1944 kur ai deklamon disa shkrime të ti të njëpasnjshme për Blinishtin.
Por le të shohim më gjërë mbi gjurmët e bibliotekave të tjera jashta Mirditës. Dihet dhe është e dokumentuar ekzistenca e një bibliotekë në Voskopojë ku kemi pasur dhe një akademi në 1744.
Është folur e shkuar për biblioteka familjare të familjes Frashëri.
Biblioteka e familjes së Lef Nosit, të familjes Vlora etje në një kohë që kemi botime të jashtëzakonshme dhe të parritshme nga franceskanët. Koleksione të tëra revistash. Për të ardhur në 1912 kur në Shqipëri fillon një veprimtari bibliotekare publike për të mbërritur në vitin 1922 në themelimin e bibliotekës së parë shtetërore kombëtare. 10 dhjetori i vitit 1922 hyn në historinë e vendit tonë si data e themelimit të bibliotekës kombëtare e cila është dhe biblioteka qendrore dhe kryesore në vend. Si bërthamë e kasaj biblioteke ka shërbyer biblioteka e Komësisë Letrare shqipe e krijuar në Shkodër në vitin 1917. Në fondin e kësaj biblioteke tash ruhen libra të vjetër të botuar deri në shekullin .XVIII, shtatë incunabula, libra të rrallë e dorëshkrime të vjetra me vlerë. Ky fond ruan në original veprat e para në gjuhën shqipe, botimet e shekullit XVII të Pjetër Budit, Frank Bardhit e Pjetër Bogdanit, veprat e humanistëve shqiptar të shekullit XVI Marin Barleti e Marin Biçikemi etje. Ndonëse në fotokopje me vlerë për fondin e antikuareve janë libri i parë në gjuhën shqipe”Meshari i Gjon Buzukut (1555)dhe “Embësueme e krishterë” e Lekë Matrëngës (1592)
Biblioteka Kombëtare ruan në fondin e vet edhe disa nga botimet e shtypshkronjës së Voskopojes (shek XVIII). Kjo bibliotekë u bë factor në krijimin e bibliotekave të tjera satellite. /Nga Gjon Marku