Asambleisti dhe kryetari i APN në Medvegjë, Muharrem Salihu ka arritur që të alarmojë diskriminimin e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Medvegjë, ku sipas tij, problemi i fundit shqetësues është pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Ai për këtë shqetësim tanimë ka arritur që të sensibilizojë disa kancelari ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Salihu më 15 tetor do të udhëtojë drejt Hagës, ku do të zhvillojë takim me Komisarin e lartë për të drejtat e njeriut të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier. Salihu në këtë takim do të jetë i shoqëruar nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka paralajmëruar se takime të tilla do të zhvillojë edhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë në qendra të tjera vendimmarrëse