E hëna ishte ditë e rëndësishme për Shyhrete Tahiri – Sylejmanin, viktimë e dhunës seksuale në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë ditës ajo dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës e shoqëruar edhe nga përfaqësues të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Shyhrete Tahiri-Sylejmani tha se kërkesa e saj e vetme është që të ndahet drejtësia.
Tutje Tahiri-Sylejmani tha se përfaqëson të gjithë ata që ndajnë dhimbjen e njëjtë me të sajën.
Derisa drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se edhe 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.
Shyhrete Tahiri-Sylejmani bëhet gruaja e dytë pas Vasfije Krasniqit që publikisht kërkon dënimin e përdhunuesve të saj.