Salihu shprehu shqetësimin për Medvegjën në takimin me kreun e OSBE-së për pakicat në Hagë

Këshilltari komunal i Medvegjës dhe drejtori i forumit AFEDS, Muharrem Salihu po zhvillon një vizitë në Hagë, ku ka takuar krerët e lartë të Komesariatin e lartë për pakica kombëtare të OSBE, Lamberto Zanier dhe bashkëpunëtorin e tij Aleksandro Rotta. Salihu theksoi për INA se i shoqëruar nga ekspertë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ka pasur një takim të hapur dhe miqësor me ambasadorin Zanier dhe bashkëpunëtorët e tij, ku janë shprehur shqetësimet për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, sidomos me pasivizimin e adresave të tyre. Sipas tij, ambasadori Zanier ka njohuri të thella për rajonin, përjashtuar Medvegjën për të cilën informacionet ishin të mangëta. “Kishim një bashkëbisedim të gjatë dhe shkëmbyem mendime dhe propozime për të sinkronizuar hapat e mëtejm”, theksoi Salihu, i cili në zgjedhjet e fundit me koalicionin “Për Medvegjën” fitoi dy këshilltarë, si pasojë e shlyerjes së votuesve shqiptarë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.