Organizatë mbarëkombëtare shqiptare me karakter dhe nivel ndërkombëtar, i themeluar ne Lorrach te Gjermanisë me 20 shkurt 2016.Vlerësohet si një e arritur e madhe dhe e ndritshme për gjeneratat pasuese dhe Kombin Shqiptar. LOBI u formua si një rilindje me shumë dimenzione si: Ekonomike, kulturore, edukativo-arsimore e shumë tjera , për çka mundë të vlerësohet si formula e suksesit për Kosovën dhe te gjitha trojet shqiptare. Qysh tani, LOBI është ne fazën e shtrirjes gjithandej botës ku jetojnë , punojnë dhe krijojnë shqiptarët me potencialet e tyre. Dominon një shpresë e Mërgatës Shqiptare që, Kosova të kthehet ne rend te parë në një vend me rritje te madhe ekonomike si përcaktues edhe i fushave tjera te shoqërisë Kosovare. Në ketë mënyrë mundë të kthehet dinjiteti i qytetarëve dhe në përgjithësi tek populli si në Maqedoni, Shqipëri dhe I te gjitha trojeve tjera shqiptare.
Degëzimi i LOB-it ka përfshirë pothuajse tërë Evropën duke pretenduar dhe krijuar një shtrirje edhe më të gjerë ne nivelin Global. Deri me tani janë formuar Degët në disa shtete si: Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Austri, Norvegji, Greqi(komuniteti shqiptar i Mërgatës), Kalabri-Arbëreshët. Pritet që këto Degë të formohen edhe ne Kroaci, Slloveni , Suedi dhe vende tjera.LOBI ka për synim që, ta ruaj identitetin kombëtar duke u transformuar në një fuqi te konsiderueshme ekonomike si parakusht i zhvillimit te mëtejme për të ndihmuar vendet origjinë. LOBI është i angazhuar edhe ne politiken e jashtme ne kuptimin e bashkëpunimit me institucionet relevante ndërkombëtare, duke qenë gjithnjë i orientuar nga bota perendimore, në një aleancë te qëndrueshme me SHBA-të, NATO-n , BE ne veçanti me Gjermaninë si mbështetëse e fortë e proceseve nëpër te cilat po kalon Kosova sot dhe, gjithëandej trojet Shqiptare. LOBI si organizatë mbarëkombëtare është i zyrtarizuar duke qenë kështu i regjistruar pranë Organeve kompetente ne Gjermani dhe i shpallur ne Gazetën Zyrtare. Prandaj, është legjitim i formuar nga Kuvendi zgjedhor me vota të fshehta.
Disa muaj pas themelimit, një delegacion i LOB-it e bëri një vizitë në Republikën e Kosovës. U takuan me Ministrinë e Diasporës, duke zhvilluar një takim shumë konstruktiv me Ministrin e mëparshëm me ide dhe qëndrime identike. Më ketë rast patën një takim edhe me Oden Ekonomike të Kosovës kështu duke u takuar edhe me Ambasadorët e Quintit, vizita e Shtëpisë së pleqve dhe fshatin “SOS”duke ju dhuruar disa ndihma simbolike. Në fushën e bashkëpunimit, Lobi euro-atlantik shqiptar zhvillon aktivitete te ndryshme edhe me institucionet e shteteve ku jeton dhe vepron mërgata shqiptare. Synim tjetër i LOB-it, duke pasur parasysh potencialin ekzistues te Mërgatës shqiptare, është edhe Integrimi i pjesëtarëve të sajë në strukturat institucionale e shtetërorë te vendeve ku jetojnë dhe veprojnë. Komunikimi me institucionet e Bashkimit Evropian si: Parlamentin Evropian, Këshillin e Evropës, Komisionin Evropian, Përfaqësuesen e lartë për bashkëpunim dhe Siguri si dhe, me Kombet e Bashkuara(OKB) duke qenë ne kontakt dhe komunikim permanent me organizatat e sipërpërmendura. Ne komunikim e sipër me këto institucione ndërkombëtare, janë trajtuar tema te rëndësishme të ndërlidhura me zhvillimet aktuale ne vendet e origjinës si: liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, formimi i Asociacionit te Komunave me shumicë serbe, të zhdukurit dhe viktimat e dhunës gjatë luftës në Kosovë, për gjenocidin e ndodhur, formimin e Ushtrisë së Kosovës , për demilitimin e kufirit detar me Greqinë, për ngjarjet e ndodhura ne Parlamentin Maqedonas si dhe për bisedimet Kosovë-Serbi por, edhe tema tjera te rëndësishme për Kosovën.
Per fund