Raporetet Kosovë – Serbi, një refleksion i ndërthurjes të të gjithë faktorëve politikë që veprojnë sot në Ballkanin Perëndimor

PhD Mehmet Prishtina

Drejtor i Institutit per studime politike ”Hasan Prishtina” Shkup

Situata që po zhvillohet sot në marrëdhëniet Kosovë – Serbi, është një refleksion i ndërthurjes të të gjithë faktorëve politikë që veprojnë sot në Ballkanin Perëndimor. Kjo situatë nuk është e shkëputur nga ngjarjet në Maqedoni, Greqi apo dhe ndikimet që ndodhin hera herës në Shqipëri.

Nga incidentet e fundit në zonën e Kosovës Veriore, reagimi për kundërshtimin e vazhdimit të bisedimeve e riktheu tërë procesin në pikën e nisjes. Qëndrimi i politikës dhe diplomacisë serbe, me akuzat që i drejtoi palës kosovare, e bëri atë përgjegjëse, pa menduar se në raste të tilla kërkohet një ekuilibër për të ruajtur vazhdimesinë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Pika më e nxehtë e këtij procesi, është çështja e korrigjimit të kufijve Sërbi – Kosovë, ndoshta për të arritur në njohjet e kësaj të fundit nga Serbia. Një projekt marrëveshje që ka shkaktuar shumë reagim, jo vetëm në qarqet politike ndërkombëtare, por edhe në qëndrimin e faktorit nacionalist në të dy anët e kufirit.

Lëkundja me qendrime ekuivoke të shteteve si Gjermania, Franca, Austria apo dhe vet drejtuesve kryesore të BE-së, vërteton se në ecurinë e këtyre bisedimeve institucionet Europiane pothuajse kanë dështuar. Kjo është dhe mbetet një politikë burokratike, steriotipe dhe pa rrugezgjidhje. Tendenca për të rregulluar kufijtë, ku bazë mund të mbetet mundësia e këmbimit të territoreve, do të shkaktojë reagime të fuqishme në Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtu mund të shikojmë dy pamje: Serbia mund të dalë e fituar, duke shfytezuar përparesitë e Asosacionit, por pa pranuar varjantin e këmbimit vetëm të tre komunave. Në anën tjetër, Kosova mund të humbase territore, nëse do të pranojë të kalojë paraprakisht çështjen e Asosacionit në Parlament. Në rastin e një

marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, në gjeopolitikën serbe vihet re tendenca e qendrimit ofensiv për të përfituar maksimalisht në dëm të Kosovës. Qendrimi i Presidencës në Prishtinë, ndoshta ka marrë përsipër me këtë rast, ti japë një sadisfaksion moral dhe politik mbështetes Vuçiçit në opinionin e brendeshëm në Serbi, ku rezulton që oligarkia bankare është e orientuar drejt BE-së, ndërsa opinioni i brendëshëm mban një qëndrim nacionalist dhe pro-rus.

Ky është dhe mbetet një problem delikat brenda Serbisë. Është konstatuar tashmë, që sa herë ka probleme të mprehta dhe acarime, Vuçiç merr rugën për në Moskë, në takim me Putin. Çëshjta e kësaj marrëveshje ka ndarë dhe përçarë edhe politikën e Prishtinës, mes Ekzekutivit dhe Presidecës.

Ne këtë lojë nuk është jashtë kontekstit edhe Tirana zyrtare, ku prej saj të paktën Kosova pret mbështetje politike. Heshtja e Tiranës dhe qëndrimet e paunifikuara të institucioneve të saj, nxjerrin në aparencë mbështetjen e munguar, duke e kamufluar qëndrimin me deklarata standarde “të mosndryshimit të kufijve të Kosoves”.

Të gjithë formalisht janë kundër hapjes së “Kutisë së Pandores” në Ballkan, kur në fakt hapja e saj është bërë me fillimin e shpërberjes së ish Jugosllavisë dhe gjithçka që reflekton dhe shfaqet deri në ditët e sotme, janë veprimi i faktoreve që do ta çojnë këtë proces të shpërberjes deri në fund. Qëndrimi politik amerikan në këtë situatë mendoj se e mbështet këtë tezë. Konflikti politik në veri, Kosovë Serbi, lidhet në proces me situatën në Maqedoni dhe së fundmi në Greqi, ku ndërthuren edhe interesat gjeopolitike të Turqisë dhe Bullgarisë rrotull Selanikut. Eh! Selaniku i Hasan Prishtinës!

Vendi ku ndodhet shtëpia e Hasan Prishtinës, që në fakt kjo shtëpi është vet histori, e cila në asnjë mënyrë as nuk shitet, as nuk blihet e as nuk tjetërsohet. është një monument historik i popullit shqiptarë, i cili duhet tu rikthehet shqiptarëve për të ndërtuar mbi të historinë e re, duke u rrëfyer gjeneratave të reja të kaluarën e tyre. Hasan Prishtina, Hasan Shkupi, Hasan Tirana, Hasan Shqiptaria, amenet na e la kauzën kombëtare dhe bashkimin fizik e shpirtëror. E ky amenet është bartur brezë pas brezi e deri në ditët tona!

Por, megjithatë, një gjë është e sigurtë në këtë situatë që, çështjet e sigurisë janë të rrezikuara dhe gjeopolitika e shteve ballkanike ndodhet përballë një skenari lindor

shumë dinak, ku rrezikojnë të bien me gabime trashanike në rrjeten e ngritur prej saj.

Sëfundmi, në fokusin e politikave që luajn gurzit e shahut të gjeopolitikës në Ballkan, ishte edhe takimi protokolar, i menduar apo i pamenduar politikisht i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Pra një takim, që në sy të parë mund të karakterizohet si protokolar, pa ndonjë prapavijë, për të cilin Thaçi nuk ka pasur nevojë të informojë zyrtarët e BE-së, sepse ato takime janë të rëndomta, e secili takohet me kënd të do, nëse e shfrytezon rastin.

Natyrisht që takimet e këtilla, pasi të spekulohen nga gazetarët, japin konotacione të tjera dhe thurren të paqena, përderisa pala më e dobët të japë sqarime se s’ka ndodhur asgjë spektakulare. Pra ky takim mendoj që është bërë edhe pa dijen e miqëeve tonë amerikanë, por që Thaçit i ka sjellë pikë negative në planin e aspiratave të Kosovës për integrime euroatlantike, synim ky i bashkimit të shqiptarëve nën obrellën e Bashkimit Evropian, por jo vetëm ky takim i ka sjell Thaçit edhe pikë negative dhe për karrierën e tij prej presidenti.

Leave a Comment

Your email address will not be published.