E dërguara e shtetit amerikan, Micaela Schëeitzer-Bluhm ka ndjekur nga afër ngjarjen e shënimit të 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 11 vjetorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSH) në Shkup.
Znj. Schëeitzer-Bluhm me këtë rast njëkohësisht pranoi mirënjohje si vlerësim nga ana e drejtorit të ITSH-së, Skender Asani, për ndihmën e dhënë nga ambasada e SHBA-ve në forcimin e institutit dhe së bashku me studiuesin amerikan David Hosaflook zbuluan pllakën e vendosur në murrin e ndërtesës së vjetër të ambasadës amerikane në Shkup, si një shenjë mirënjohjeje për popullin amerikan.