Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë armatosja e vazhdueshme e Serbisë është kërcënim direkt për Kosovën.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia po e kërcënon paqen në rajon.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (pancir, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë etj.) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.
“Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”