Kongresi i alfabetit të shqipes dhe arsimi kombëtar

Në vitin 1907, Aleksandër Xhuvani shkruante: ”Andëroj pra nji alfabet të përgjithshëm për gjuhën tonë, cili-do qi qoftë ky, i ‘Bashkimit’ a ndonji tjetër, por i përbashkëm e i pranuem nga të gjithë shkrimtarët shqiptarë në të cilin të shkruhen librat e të gjitha fletoret shqipe pa-jashtrregullim”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky ishte një shqetësim dhe preokupim parësor i intelektualëve patriotë shqiptarë në fillim të shek. XX, kur për shkrimin e gjuhës shqipe ende vazhdonin të përdoreshin disa alfabete, ku më të shquarit ishin tre: alfabeti i Stambollit, alfabeti i ”Bashkimit” dhe ai i ”Agimit” (Shkodër). Rrethana të favorshme për zgjidhjen e çështjes së alfabetit unik kombëtar shqiptar u krijuan edhe si rezultat i reformave xhonturke (Hyrrieti, 1908).

Pas përpjekjeve dhe përgatitjeve të nevojshme, Kongresi i zhvilloi punimet në lokalet e klubit ”Bashkimi” të Manastirit (14-22 nëntor 1908). Në Kongres morën pjesë 51 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora. Të drejtë vote kishin 31 prej tyre, të cilët përfaqësonin 26 klube, shoqëri e qytete të ndryshme. Të pranishëm ishin edhe autoritete qeveritare turke.

Leave a Comment

Your email address will not be published.