Përmbyllet manifestimi 8 ditor “Ditët e alfabetit të gjuhës shqipe “ nga salla W.Willson ne ITKDH Shkup


Roli vendimtar por edhe këmbëngulës i Presidentit Amerikan Woodrow Wilson  në refuzimin e planeve famëkeqe për ndarjen e Shqipërisë në Konferencën  e Paqes në Paris, në vitin 1919, mbetet i paharruar për neve shqiptarët, sepse ai e mbrojti me shumë dinjitet parimin e vetëvendosjes së popujve, elaboruar në planin e tij 14 pikësh.

Po në atë vit, Hasan Prishtina u emërua në krye të delegacionit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris, në fokus të së cilit ishte  kërkesa për  bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar, në kuadër të Platformës së tij 14 pikëshe. Siç dihet Hasan Prishtinës dhe delegacionit që kryesonte ai, nuk iu lejua e drejta e fjalës në këtë Konferencë.

Por atë që nuk mundi ta shpaloste Hasan Prishtina, e bëri politikani i madh amerikan Woodrow Wilson, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën e brezave i si një zë i gjallë që i dha jehonë ideve të pashpaluara  politike kombëtare të Hasan Prishtinës në një forum ndërkombëtar, siç ishte Konferenca e paqës në Paris.

Hasan Prishtina, në krye të delegacionit nuk u lejua të marr fjalën në konferencën e paqes në Paris më 1919.

Historia e lidh Hasan Prishtinën dhe Woodrow Wilsonin, Amerikën dhe Shqiptarinë me shume se nje shekull!

Këta dy burra të mëdhenjë si arritën ti kanë të dy 14 pikat në atë kohë tepër të shëmtuar është koincidencë e bukur në rrethana mjaft të komplikuar.

Hasan Prishtina me 14 pikat specifike synonte që populli shqiptar të jetoj me dinjite dhe paqe në tokat e veta, kurse presidenti Wilson me 14 pikat e tij gjeopolitike synonte paqen botërore.

Unë dhe gjenerata ime që sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, jemi shumë të vetëdijshëm se ky projekt nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen fuqishme amerikane, kurse Presidenti Wilson këtë para 100 viteve e dëshmoi në praktikë, duke u bërë dalzotës i aspiratave liridashëse të popujve të vegjë, përfshi edhe shqiptarët.

Jam krenar që sot po flas në hapjen e kësaj ekspozite për nder të Presidentit Amerikan Wilson, ku si në një shirit kohe janë paraqitur momente mjaft interesante nga jeta e tij si dhe sekuenca nga veprimtaria e emigracionit shqiptar në Amerikë,  duke evokuar edhe një pjesë të lavdisë dhe trashëgimisë familjare të Hasan Prishtinës, me ç’rast i jam shumë mirënjohës organizatorit kryesor të kësaj ekspozite drejtorit të ITSHKSH në Shkup, Dr. Skender Asanit, i cili po bën një punë të mrekullueshme në senzibilizimin e temave e problematikave që e bëjnë miqësinë shqiptare-amerikane edhe më të fuqishme.

Ju faleminderoj për vëmendjen!

MEHMET PRISHTINA

Prishtinë, 22 nëntor

Leave a Comment

Your email address will not be published.