Çartet komandanti serb: E quan kërcënim për Serbinë bashkimin e Shqipërisë së Madhe

Ish gjenerali i trupave serbe në Prishtinë, Vladimir Lazarevic, e ka quajtur kërcënim ndaj serbëve idenë e shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Sipas tij, partia e cila është në favor të krijimit të Shqipërisë së Madhe po kërkon të heq taksat midis Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën drejt një bashkimi doganor dhe të krijojë një treg të përbashkët, duke e quajtur një gjë të tillë kërcënim i cili nuk po e trembë Serbinë.

‘Nuk kam asnjë dyshim në synimet e tyre për të provokuar dhe për të realizuar idenë e një ‘Shqipërie të Madhe’. Mbrojtja e vetme ndaj një agresioni të tillë është që Serbia nuk do të lejojë përsëritje në 2004 ose 1999. Vlerësimi im është që ne, si komb, si shtet i Serbisë, jemi të gatshëm ta mbrojmë veten dhe integritetin tonë dhe se do ta mbajmë atë nën kontroll. Asnjë kërcënim nuk do të na trembë’, ka thënë ai për mediet serbe.

Lazarevic ka folur edhe në lidhje me pavarësinë e Kosovës të cilën e quan një dështim të NATO’s dhe jo shtet.

‘Kanë kaluar njëzet vjet dhe, ja, ne të gjithë jemi dëshmitarë që ky nuk është një shtet. Ata e quajnë shtet, mund ta quajnë ashtu si të duan, por nuk është shtet. Është një dështim i agresorëve të NATO’s. Ata donin të kontrollonin shtetin e tyre në NATO, por kjo nuk funksionon. Ata po provojnë me disa mënyra të tjera, duke blerë vota, kështu që kanë dështuar’, ka thënë ai.

Sipas tij, shqiptarët nuk dëshirojnë tjetër veçse një përplasje dhe sulme ndaj serbëve në Kosovë në mënyrë që NATO të mund të reagojë, gjë të cilën Lazarevic thotë se Serbia nuk do ta lejojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.