FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, kjo është hera e dytë radhazi që FSK e merrë këtë epitet.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë QKSS pas publikimit të edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë, dhe pas publikimit të rezultateve, del se Forca e Sigurisë së Kosovës  edhe këtë  vit, doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë.

Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë. 

Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj.

Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që Barometri ka matur në këtë edicion, mbi 81 për qind të qytetarëve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.