“Xhemijeti” 100 vite pas

Shkruan: Mehmet PRISHTINA

Edhe pse kanë kaluar 100 vite, jehona e  organizatës “Xhemieti” tejkalon përmasat kohore në të cilën veproi ajo, dhe permasat veprimtarise se  saj sa vjen e shtohet për arsye se konteksti dhe vizioni i kësaj organizate determinonte përshpejtimin e një zgjimi kombëtar e kulturor të shqiptarëve, si mekanizëm i domosdësohëm i kundërvënies ndaj politikave hegjemoniste sllave për të shpëryfyturuar karakterin identitar të etnisë shqiptare në vitet e Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene. 

Në fakt Xhemieti ishte vazhdimësi e përpjekjeve të parreshtura që patriotëve shqiptarë, në krye me Hasan Prishtinën , kishin ndodhur paraprakisht, për të prjoektuar në një program politik platformën e emancipimit politik e kulturor të shqiptarëve dhe etnive më të vogla, të cilat po përjetonin apartheidin më të rëndë nën thundrën serbe, menjëherë pas largimit të adminstratës osmane nga këto troje.

Gjatё hulumtimit tim shkencor dhe me rastin e  100- vjetorit tё Xhemietit, po u sjellim dokumente tё reja arkivore qё po botohen  pёr herё tё parё nga frёngjishtja me qёllim tё dokumentimit tё kёrkesave tё vazhdueshme tё shqiptarёve qё tё korrigjohet copёtimi i padrejtё i kufijve shqiptar ku mё shumё sё gjysma e territorit dhe popullit shqiptar, me vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve nё Londёr mё 1913 , mbeti jashtё trojeve tё Shqipёrisё Londineze.

     Nё vazhdim do tё paraqesim prononcimin e kryministrit britanik,  Z. Asquith, në dhomën e komunave në Londër :

«Ne nuk do ta fusim  kurrë shpatën në këllëf, që ne nuk e kemi nxjerrë  me lehtësi, para se Belgjika dhe unë  po i shtoj sot edhe  Serbinë, të kenë fituar tërë atë që kanë sakrifikuar, madje edhe më shumë»

   Kjo deklaratë shqetëson seriozisht të gjitha qarqet nacionaliste shqiptare. Burimet arkivore qё po botohen pёr herё tё parё dhe Deklerata e njё Kryministri Britanik  ёshtё pёr ne njё fakt mё shumё se si u pёrkrah coptimi i trojeve etnike shqiptare me rastin e Konferencёs sё Ambasadorёve nё Londёr nё vitin 1913.

   Kjo deklaratë shqetëson seriozisht të gjitha qarqet nacionaliste shqiptare.  Tashmë, gjatë mbledhjes së konferencës së Londrës, më 1913, Shqipëria e gjorë ka pasë dhimbje të skajshme të shoh një pjesë të theksuar të territoreve etnikisht dhe kryesisht nacionale, të populluara prej më shumë se një million Shqiptarësh të pastër, t’i jenë dhënë Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat nuk kanë realizuarkurrfarë progresi serioz në lëminë e civilizimit.

  Për të fshehur regjimin e terrorit dhe tmerret e padenja të kryera ndaj familjeve pa mbrojtje, qeveria serbe kishte urdhëruar, që nga muaji tetor 1913 ligje, ku parashiheshin dënime drakoniane. Nenet më të ashpra parashihnin dënime prej 3 deri në 10 vjet punë të detyrueshme për personat që nuk do të

denonconin kryengritësit (rebelët), pastaj ata që  flisnin sa do pak kundër nëpunësve të shtetit, etj….

  Ne pyesim me ankth se çfarë do t’i ndodhte kombit tonë të pa fat, nëse serbëve dhe malazezve do t’u jipeshin edhe më tutje   territore shqiptare ? Ne rrëqethemi sa herë që na shkon mendja që vëllezërit tanë mund të bien e ribien nën zgjedhën e tiranëve, të cilët nuk kanë aspak mëshirë  e të cilët janë betuar që të çfarosin rrënjën shqiptare.

Në anën tjetër, qeveria helenike, e cila sipas deklaratave të saj, kishte pushtuar Shqipërinë mesdhetare, shihet se ka për qëllim që përfundimisht t’ja  aneksojë territortet tona   mbretërisë greke.

Dokumentet e reja arkivore shprehin autenticitetin e përjekjeve titanike të lëvizjes patriotike shqiptare, në krye me ideologun Hasan Prishtina, në senzibilizimin e temave që do të jenë në fokusin e Konferencës së Paqës në Paris. Këto dokumente të përkthyera nga frëngishtja, mund të jenë edhe një ndihmesë shtesë për zgjerimin e observimit tim hulumtues edhe me rastin e  100- vjetorit tё  Xhemietit, që është njëherësh edhe tema bosht e Kësaj Konference shkencore.

Autorë të ndyrshëm iu kanë qasur kësaj tematika nga këndvështrime të ndryshme, por për mua ka qenë me rëndësi të analizoj kontekstin historik të dy ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën para një shekulli, siç janë Konferenca e Paqës në Paris dhe Organizata politike Xhemieti 

Përderisa Presidenti Wudrov Wilson në Paris po formatizonte një rrugëtim tjetër të popujve të Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët, Xhemtieti, në anën tjetër po i jepte fuqi këtij rrugëtimi, duke jetësuar në praktikë frymën dhe porësinë e projektti 14 pikësh të Wilsonit mbi perspektivën e popujve të Ballkanit.

Ndërkaq, dikund në mes qëndronte figura koloslae e Hasan Prishtinës, i cili përpos që ishte frymëzuesi kryesor i Lëvizjes shqiptare në periudhën e pas pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ai si për koincidencë u paraqit me platformën e tij prej 14 pikash ku vizioni i mvetësisë shqiptare në trojet e veta etnike do të merr pastaj një formë paka a shumë më programatike me themelimin e Xhemietit. 

Rëndësia e Hasan Prishtinës në historinë politke shqiptare qëndron në faktin se ai si ideolog kryesor i Komitetit për Mbrojtjen e  Kosovës, artikuloi drejt interesat kombëtare të më shumë se gjysmës së kombit që kishte mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, kurse Xhemieti do të bëhet zëdhënës mjaft i fuqishem i këtij artikulimi politik.

Leave a Comment

Your email address will not be published.