Lëkundje të fuqishme tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier në Tiranë dhe Durrës pak momente më parë, rreth orës 17:03 të pasdites. Pavaërisht kohëzgjatjes së shkurtër, lëkundjet janë ndier të forta.

Sipas IGJEUM, pasgoditja rezulton të ketë qenë me një magnitudë rreth 4.3 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e pasgoditjes është regjistruar në afërsi të Vorës.

Kujtojmë se që prej datës 26 nëntor ku humbën jetën 51 persona, Shqipëria është lëkundur nga qindra pasgoditje. Sipas sizmiologëve, pasdgoditjet janë një shenjë pozitive pasi çlirojnë energjinë e mbetur nga pllakat tektonike, duke ulur kësisoj shanset për të prodhuar sërish një tërmet të magniturave të larta. Nga ana tjetër, sizmiologët kanë theksuar po ashtu se paslëkundjet mund të vijojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri.

Leave a Comment

Your email address will not be published.