Shkruan: Mehmet PRISHTINA
Republika fqinje e Malit të Zi, që nga pavarësimi saj nga ish Unioni Serbi-Mali i Zi, e sidomos nën udhëheqjen e politikanit pro perëndimor Milo Gjukanoviq, ka treguar në vazhdimësi një politikë të drejtë dhe miqësore ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.
Pavarësisht presionit të fuqishëm serbo- rus por edhe faktorit vendor serb, Mali i Zi me vendosmëri është radhitur krah shteteve demokratike të botës duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke përkrahur në tē gjitha iniciativat rajonale apo ndërkombëtare.
Përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë që përmes kishës ortodokëse apo edhe tentativës për grushtshtet që u munduan të realizojnë para disa kohëve nëpërmjet marionetave politike pro serbe dhe pro ruse si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin nacional, të cilat vazhdimisht mohojnë shtetësinë malazeze dhe etninë, kërkojnë bashkimin me Serbinë, daljen nga NATO, anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, falë syqeltësisë dhe politikës pro perëndimore të liderit malazias Gjukanoviq kanë dështuar pa mundur të ndikojnë në stabilitetin e shtetit.
Dita e djeshme, kur Mali i Zi kishte një ditë tjetër e madhe, parlamenti miratoi ligjin për të drejtat fetare pas skenave kaotike në kuvend që rezultoi në ndalimin e të gjithë ligjvënësve të opozitës pro-serbe nga ana e policisë për dhunën e shkaktuar në kuvend.
Ligji mes tjerash ka edhe një kërkesë për dokumente që ofron të dhënat mbi pronësinë që kanë Kishat Ortodokse prej para vitit 1918, kur Mali i Zi i është bashkuar Mbretërisë Jugosllave.
Politika fashiste dhe grupet ekstremiste serbe përmes Kishës Ortodokse serbe në vazhdimësi janë përpjekur që të shtrijnë “kthetrat ” e tyre mbi Malin e Zi. Një projekt i vjetër i ideuar nga kryekrimineli Slobodan Millosheviq.
Me themelimin e Kishës Autoqefale Malazeze, ky shtet i vogël i Evropës juglindore, përfundimisht i ka thyer “dhëmbët” politikave ekspansioniste të Serbisë dhe Rusisë, duke i dhënë goditje të vdekjeprurëse dhe njëherë e përgjithmonë duke i larguar Serbinë dhe Rusinë nga territori malazias.
Lideri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, para disa ditësh i dha goditje tjetër Serbisë duke kundërshtuar idenë e mini-shengenit ballkanit në Samitin e Tiranës në takimin mes liderëve të Serbisë Vuqiq, atij maqedonas Zaev dhe kryeministrit të Shqpërisë Rama.
Gjukanoviq, sipas burimeve të sigurta ka deklaruar se ka ardhur në Tiranë vetëm për të respektuar sipas protokollit ftesën e Tiranës zyrtare dhe se është kundër një minishengeni në këtë formë, i cili ka domethënien e zgjerimit dhe shtrirjes së Serbisë në hapsirën ballkanike.
Një ndikim krucial në ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së Malit të Zi, tashmë në shumë raste e kanë dhënë shqiptarët. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, organizatat e ndryshme dhe qytetarët shqiptar, kanë treguar një pjekuri të jashtëzakonshme politike dhe në vazhdimësi janë rreshtuar krah forcave progresiste pro europiane të udhëhequra nga Gjukanoviq, duke treguar kështu se ata janë të interesuar për ruajtjen e këtij shteti nga ndikimet ruso-serbe gjë që do të kishte pasoja të paparashikushme për rajonin.
Serbia dhe Rusia janë duke bërë luftë me të gjitha aparatet e tyre shtetërore për prezencën dhe ndikimin e tyre edhe në hapsirat shqiptare dhe për minimin e shtetësisë së Kosovës, derisa në Shqipëri po e shfrytëzojnë gjendjen e krijuar atje si dhe raportet e tensionuara pozitë-opozitë si dhe kryeneqësinë e kryeministrit Rama, i cili si duket ende nuk ka kuptuar lojërat djallëzore serbo-ruse, prandaj refuzimi i Malit të Zi ndaj nënshtrimit jep një tregues të qartë se edhe Shqipëria e Kosova, duhet urgjentisht të marrin masa të shporrin këto mbeturina dhe të krijojnë edhe një bazë ligjore për mbrojtje nga këto ndikime.
Gjithsesi, miratimi i këtyre ligjeve në Mal të Zi, ka rëndësi edhe për kishat ortodokse dhe katolike shqiptare, shumica e të cilave janë kisha të lashta që nga Malësia e Tuzit, në Malësinë e Mbishkodrës dhe Krahinës së Krajës.
Duke qenë se shumica e këtyre kishave shqiptare janë të vjetra, të para vitit 1918, siq e kërkon ligji i ri i dëshmimit të pronës, atêher atyre edhe mund tu kthehen prona që më herët u janë konfiskuar nga ana e mbretërisë Serbo-kroato-sllovene apo Jugosllavia e Titos.
Nga kjo ndarje e mund të marr mësim edhe Shqipëria, ku Kisha Ortodokse shqiptare e themeluar nga Fan Noli, tashmë është e varur plotësisht nga kisha greke dhe e drejtuar nga peshkopi Janullatos, një grek i cili në radhë të parë përfaqëson interesat greke.
Ndikimi i Janullatos dhe Kisha Ortodokse e drejtuar nga ai në Shqipëri, ka bërë që në shumë vendbanime, kryesisht në jug të vendit, përveq se në kisha ku gjithcka është në greqishte, edhe vendbanimet në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, po greqizohen përmes mbishkrimeve dhe ndikimit të fuqishëm grek përmes kësaj kishe!
Guximi dhe vendosmëria e Malit të Zi, për tu përball me këtë agresion të fshehur prapa petkut fetar, është një kambanë alarmi për Shqipërinë dhe ndikimet sllavo-ruso-greke atje dhe Kosovë.