hkup, 14 tetor 2012, – Në Shkup sot në mënyrë solemne do të zbulohet përmendorja e heroit kombëtar Hasan Prishtina.
Përmendorja është e vendosur në një nga rrugët më qendrore dhe më të frekuentuara të Shkupit, përballë gjykatave dhe Bibliotekës Nacionale të Maqedonisë.
Zbulimi i përmendores do të bëhet pasdite në një ceremoni të organizuar festive nga komuna e Çairit dhe kryetari i saj, Izet Mexhiti, ndërsa të pranishëm do të jenë familjarë të familjes Hasan Prishtina, përfaqësues të jetës publike dhe politike, si dhe përfaqësues të korit diplomatik.
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se kjo është një ngjarje historike dhe e rëndësisë së veçantë për Shkupin. “Kjo ngjarje na ka krijuar emocione të mëdha, sepse të gjithë shqiptarët tani do të ndjejnë në Shkup, personalitetin e historisë dhe liderin shqiptarë që çliroi Shkupin”, deklaroi Mexhiti.
Përmendorja e Hasan Prishtinës është e derdhur në bronz me lartësi prej tre metrave dhe bazamentin prej 2 metrave. Ky projekt ka pasur një kosto prej 72 mijë euro, që është mbuluar nga familja e Hasan Prishtinës, kryesisht nga Mehmet Prishtina, ndërsa ka pasur mbështetjen edhe të komunës së Çairit.