Irani goditi me dhjeta raketa tokë-tokë dy baza amerikane në Irak

Irani goditi me dhjeta raketa tokë-tokë dy baza në Irak

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit raporton se është garda revulucionare e Irani ajo që ka marrë përgjegjësinë për sulmin në bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në krahinën e Anbarit në Irakun perëndimor 

Sulmi erdhi si hakmarrje “pasi forcat amerikane vranë komandantin Qassem Soleimani.”

“Dhjeta raketa tokë-tokë” kanë goditur bazën ajrore strategjike. Sulmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN. 

Shumë shpejt pritet që të dalin edhe detale nga ky sulm. 

Presidenti Trump është duke e përjellur situatën nga afër. 

“Ne jemi në dijeni për raportimet për sulmet ndaj bazave tona në Irak. Presidenti është njoftuar dhe po e monitoron situatën bashkë me ekipin e sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja e Trumpit, Stephanie Grisham në një deklaratë me shkrim.

Leave a Comment

Your email address will not be published.