Shqipëria do zbresë në 512 mijë banorë. Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

70 AZILKERKUES KTHEHEN NE SHQIPERI - 70 azilkerkues te kthyher nga Gjermania ne aeroportin "Nene Tereza", ne kuader te aksionit te ndermarre nga institucionet gjermane per kthimin e pershpejtuar ne atdhe te azilkerkuesve shqiptare./r/n/r/n70 ASYLUM SEEKERS GOT BACK FROM GERMANY - 70 asylum-seeker got back from Germany at the airport "Mother Teresa", in the context of action taken by German institutions to accelerate the return of Albanian asylum seekers at homeland.

Sipas parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Shqipëria në vitin 2100 nuk do të ketë më shumë se 512 mijë banorë. OKB është detyruar të rishikojë shifrat për Shqipërinë brenda një viti, për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigrimit masiv. 

Në një reagim të bërë sot, presidenti Ilir Meta thotë se kambanat e alarmit po bien dhe shpopullimit të Shqipërisë duhet t’i jepet fund menjëherë.

Duke ironizuar reagimet e mazhorancës socialiste, Meta thotë se “ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!”

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta.

Leave a Comment

Your email address will not be published.