Kreu i VV’së, Albin Kurti ka kërkuar që Kryesia e Kuvendit të mblidhet nesër për të caktuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria e re.
Përmes një njoftimi u bë e ditur se kjo u bë me kërkesë të Albin Kurtit.
“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Mbledhja e kryesisë do të mbahet të premten në ora 09:00.
Kujtojmë se Kurti sot ka mbajtur takim me partitë e komuniteteve pakicë në Kosovë, ku ka kërkuar përkrahjen e tyre për formimin e Qeverisë.
Në anën tjetër, koalicioni me LDK’në ende nuk është bërë pasi që dy partitë nuk janë marrë vesh, derisa nuk dihet se a do të arrihet ditëve në vazhdim.