Mbahet akademi përkujtimore për atdhetarin Idriz Rrecaj

Eshte mbajtur sot nje Akademi Perkujtimore ne perkujtim për atdhetarin e njeherit Kryetarin e Komunes së Skenderajit në ditët më tëvështira  z. Idriz Rrecaj. 

Qytetarë të shumtë me pranine e tyre masovike me si mire dhanë  vlerësimin e ture per veprimtarinë  atdhetare të patriot i cili la gjurmë të pa shlyera në memorjen e popullit të Drenicës dhe të mbarë Kosoves.

Duke kujtuar me pietet figuren e tij, z. Mehmet Prishtina tha se “Personalisht e falënderoj perjetësisht kryetarin tanimë të ndjer z.Idriz Rrecaj për kontributin e dhënë në zbardhjen e gjeneoligjis së trungut familjar Hasan Prishtina i cili njëherit është dhe protagonist në dokumentarin dhe librin e autorit Nusret Pllana “Motrat e Hasan Prishtines” së bashku me veteranin e arsimit Selim Spahija,gazetarin e Rindjes Mehmet Kajtazi dhe A.Gervalla.

Ish Kryetari i Skënderajt edhe ne ditet e sotme konsiderohet i zhdukur nga makinerija vrastare e shtetit të serbis!

Institucionet e shtetit të Kosovës duhet të bëjn më shumë për të pa gjeturit të zhdukur gjatë luftes së Kosovës 98/99.

Lavdi jetes dhe vepres se Idriz Rrecaj !

Leave a Comment

Your email address will not be published.