Mblidhen 1.15 mld euro për Shqipërinë nga Konferenca e Donatorëve

Konferenca e Donatorëve ka rezultuar e suksesshme për Shqipërinë, pasi në total nga mbledhja e të gjithë shifrave që kanë përcjellë dhjetëra vendet pjesëmarrëse, rezulton se shifra prej 1 miliardë eurosh është tejkaluar.

Në përfundim të konferencës, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelji, tha se janë mbledhur plot 1.15 mld euro.

Varhelji: Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga solidariteti i jashtëzakonshëm i vendeve që dhuruan për Shqipërinë. Kreu i qeverisë ka përdorur dy pasazhe nga librat e shenjtë, fillimisht nga Bibla, e në përmbyllje nga Kurani.

Rama: Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them. më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj gjithë këtë. 

Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, korinthianët, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua. 

Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë. Ndërsa citoj Biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se ,jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një komb i vetëm, faleminderit shumë

Vendin e parë në dhurim e mbajti Franca me plot 100 mln euro dhurim dhe 60 mln euro kredi. Më tutje Bashkimi Evropian së bashku me Komisionin, dhuruan për Shqipërinë 115 mln euro. Italia e vetme dhuroi 65 mln euro, ndërsa Turqia kapi shifrën e 43.6 milionë eurove.

Një shifër e lartë parash ka ardhur dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan ndërtimin e plot 2 mijë njësive (banesa) në një vlerë prej afro 70 mln eurosh.

SHIFRAT:

BE

Bashkimi Evropian 115 milionë; Franca 100 milion € grant dhe 60 borxh; Italia 65 milionë €; Gjermania 11 milionë €; Suedia 5.6 milionë €; Holanda 3 milionë €; Danimarka 5 milionë €; Polonia 2.5 milionë €; Greqia 2.5 milionë €; Slovakia 250 mijë €; Austria 1 milion €; Republika Çeke 350 mijë €; Sllovenia 300 mijë €; Finlanda 300 mijë €; Portugalia nuk deklaron shifër; Luksenburgu 250 mijë € nëpërmjet UNICEF; Bullgaria 375 mijë €; Malta dhe Qipro mbështetje finaciare 2 milionë Lei; Hungaria 750 mijë €; Irlanda nuk kanë dhënë shifër; Spanja 2—25 mijë €.

VENDET E BALLKANIT

Mali i Zi 750 mijë €; Serbia 2 milionë €, Maqedonia e Veriut 97 mijë €; Kosova 200 mijë €; Bosnje dhe Hercekovina 100 mijë €.

JASHTË BE-SË

Britania e Madhe 1 milionë paundë, Zvicra 9 milionë €, Turqia 45 milionë €, Emiratet e Bashkuara Arabe 70 milionë €; Katari 5 milionë €, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 5 milionë USD; Japonia 2.5 milionë €; Azerbajxhan 1 milion €; Norvegjia 5 mln euro

BANKAT NDËRKOMBËTARE

Banka Islamike për Zhvillim 365 milionë € si programe investimi në sektror strategjik, po ashtu dhe 50 milionë € për rikuperimin e biznesit; Banka Botërore dhe IFC 170 milionë € hua dhe asistencë teknike; Banka Europiane e Investimeve 2.5 milionë € grant, gjithashtu deri në 100 milionë € hua. Banka e Këshillit të Europës 100 milion e 500 mijë € në grante teknike dhe 100 milion € hua; Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Banka Europiane për Rindërtim 100 milion € për rindërtimin,  1 mln € projekte dhe 18 mln € për ujësjellësin (Të gjitha hua).

Leave a Comment

Your email address will not be published.