Isa Mustafa e pranon se marrëdhëniet me SHBA-në ndodhën në fazë kritike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në një postim të bërë në faqen zyrtare Facebook ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Derisa deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.

“S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK-së, ka treguar se është në kontakt me Ambasadorin Grenell, derisa e ka dërguar një zyrtar të lartë që të bisedojë drejtpërdrejtë me të, transmeton Indeksonline.

“Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.