Frikë po, por jo panik!

Shkruan: Mehmet PRISHTINA


Përhapja shqetësuese e virusit corona në përmasa globale, ka aktivizuar nivelet më të larta shtetërore, duke ndërmarr masa radikale në ilozimin e rasteve që kanë indikacione të infektimit.
Këto masa u bënë pjesë e strategjisë shtetërore edhe të Kosovës dhe mekanizmat institucional po i ndërmarrin të gjitha veprimet parandaluese.
Por ajo që shqetëson më tepër se vet virusi korona, është paniku që po përhapet e që është në shpërputhje me rrezikun e kësaj pandemie.
Është shumë normale që njerëzit të jenë të rezervuar që të lëvizin dhe të mblidhen siç kanë vepruar më parë, por është jonormale që dimensioni psikologjik i panikut të tejkalojë përmasat reale të përhapjes së këtij virusi.
Zbrazja e shitoreve me artikuj ushqimor, kolonat e gjata para mullinjëve, flet për një deformim në psikologjinë kolektive të njerëzve.
Shkencëtarët janë në rrugë të mbarë ta frenojnë virusin corona përmes vaksinave adekuate, ndonëse disa indikacione flasin se kjo mund të jetë ndonjë armë bilogjike që po testohet, megjithatë popullata duhet të ndjek këshillat e mjekëve dhe institucioneve emergjente, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të reduktohen efektet e dëmshme psikologjike nga një virus i cili ende është nën kontrollë.
Ka vend për frikë, por jo për panikë, sepse paniku shpreh stadin jonormal të gjendjes shpirtërore të një populli…
Apo ndoshta traumat e së kaluarës, në mënyrë të pavetëdijshme i nxisin njerëzit të jenë më të kujdesshëm dhe më alarmues se sa që realisht ka nevojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.