Kur Kosovën duan ta bëjnë cope, në këtë kohë pandemie

Kryetari i LDK-së ka inicuar një mocion mosbesimi ndajQeverisë Kurti në Kosovë. Them kryetari, pasi jo e gjithë kryesiae LDK-së dhe me të drejtë, janë pro këtij mocioni. Arsyet e paarsyeshme të këtij mocioni janë cilësuar dy, të cilat po i faturohen si shkelje Kryeministrit Kurti: (i) mosheqja e plotë e tarifës doganore me Serbinë, gjë e cila po shkakton “prishje” tëmarrëdhënieve speciale të Kosovës me SHBA-në; dhe (ii) shkarkimi i Ministrit Veliu. Nuk po merrem me “arsyet” e pretenduara nga Kryetari Mustafa, pasi nuk është ky qëllimi i shkrimit, por po përpiqem të analizojë kohën e papërshtatshme nëtë cilën po ngrihet ky mocion:1. Qeveria Kurti është një qeveri legjitime, nuk ka mbushur ende100 ditë dhe i duhet dhënë koha e mjaftueshme dhe e duhur qëtë marri vendime, që vendimet e saj të japin efekt dhe këtoefekte të mund të analizohen për të kuptuar rezultatet e tyre, nëse ishin të dobishme apo të dëmshme.2. Aktualisht Kosova si pjesë e botës ku po vepron pandemia ngavurusi korona ka domosdoshmërinë jetike, që e gjithëvëmendja e qeverisë së saj dhe e kujdo instance apo individi, kushdo qoftë ai, të jetë për të ndihmuar popullatën e Kosovësnga sulmi i padukshëm i virusit, dhe jo për të vepruar dhe përt’u mbrojtur nga llogaritjet politike.3. Interesi për të mirën e Kosovës duhet të prevalojë interesin e çdo politikani, të cilët për të mbrojtur veten, flasin e flasin pa rreshtur në emër të popullatës së Kosovës.4. Situata e korona virusit është serioze dhe për politikën nëKosovë, si kudo në botë kërkohet solidaritet njerëzor, kaliminnë plan të parë i mbrojtjes së popullatës dhe jo mbrojtja e favoreve personale të personave që kanë pushtet politik dhe jovetëm. 5. Kriza politike në Kosovë ka potencial të rrisi dëmetekonomike, sociale e kulturore në vend, të cilat janë cënuar nëkëtë periudhë izolimi nga virusi korona, por mund të sjellëedhe më shumë shkatërrim, nëse lufta politike do të zhvendosetnë plan të parë.6. Destabiliteti i qeverisë së Kosovës, paqëndryeshmëria politikenë këtë periudhë pandemie, dëmton rëndë integritetin e shtetittë Kosovës në raportet rajonale e më gjerë.7. Lufta politike po zhvillohet në kohën më të papërshtashme dhelënia e Kosovës pa Qeveri në këtë kohë pandemie ështëvrastare për shqiptarët e Kosovës, por edhe për shqiptarët nëSerbi, sepse zvogëlon mbështetjen dhe ndihmën ndaj tyre. 8. Kosova një shtet i ti, me demokraci në konsolidim me institucione ende të paforcura dhe në këtë situatë emergjentenga pandemia, nuk e ka luksin të jetë e destabilizur.9. Qeveria e Kosovës sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë, por nesër, kur kjo situatë të kalojë, atëherë po, mund ta bësh copë dhe ta rrëzosh me të gjitha mjetet ligjore, gjithnjënëse ky vendim është në të mirë të Kosovës dhe jo të disaindividëve politikanë.10. Situata është përtej normales, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe populli i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrëpër stabilitet politik, për një qeveri që të udhëheqë popullin dhetë dëgjohet, për një klasë politikanësh që të punojë totalisht përta, jo vetëm për vete. 

Ndaj inicimi i mocionit ndaj Qeverisë Kurti është pabesi që i bëhet popullit të Kosovës; është largim i vëmendjes nga problemetmë themelore që ka shteti më i ri në Evropë; është luftë e pastërpolitike për interesa vetjakë dhe jo për shqiptarët në Kosovë apojashtë saj. Në këtë situatë lufte të padukshme me virusin, mocionikthehet në një absurd dhe vetëm do e copëtojë dhe do e dëmtojëedhe më shumë Kosovën dhe banorët e saj. 

Sot, nuk është koha për të kryqëzuar Qeverinë Kurti, apo këdoqeveri tjetër po të ishte në vend të saj. Çdo largim vëmendje ngalufta ndaj virusit, është një largim vëmendje e drejtpërdrejtë ngambrojtja e popullatës. Politikanët në Kosovë kanë kohën më tëmirë që të tregojnë qoftë një herë të vetme se mendojnë përKosovën më shumë se për interesin e tyre politik, është koha përbashkëpunim mes tyre dhe ata nuk duhet të keqpërdorin besimindhe votën e qytetarëve. Ndryshe, historia do t’i gjykojë, porurojmë të mos jetë vonë për Kosovën dhe shqiptarët.

Dr. Teuta Nunaj

Pedagoge 

Leave a Comment

Your email address will not be published.