Pasqyrë e politikave pushtuese serbe PLANI I FSHEHTË “PATKOI” (Dokument)

Dimensioni i politikave antishqiptare serbe, riciklohet në nëmënyrë permanente mbi qëllimet e krimit dhe të pushtimit, varësisht nga rrethanat që shfaqen brenda dhe jashtë Serbisë. Janë të cuditshme “riciklimet” e këtilla serbe që zhvillohen pa ndërprerë, si në kohëra të paqes, dhe si në kohë të krizave e luftërave! Synimet asimiluese dhe pushtuese serbe ndaj jo serbëve ( pa përjashtim), përfshijnë cdo dimension: që prej joshjeve politike dhe ekonomike, e te dhuna fizike, akulturimi,  asimilimi gjuhësorë dhe fetar, terrori policorë, ushtarak etj. Përgjatë dy shekujve, XIX dhe XX-të, janë të njohura së paku katër luftëra pushtuese ( 1876-78, 1912 – 13, 1944-45, 1998 -99), që Beogradi ka zhvilluar kundër shqiptarëve etnik. Askush nuk e di se sa është pesha e krimeve dhe e pasojave tëgjithanshme demografike, kulturore, politike, ekonomike etj., ndërsa që dihet se para vitit 1876, vendbanimet shqiptare shtriheshin deri në Velika Pllanë që, vendbanim ky që i bie krejt afër Beogradit. 

E parë në retrospektivë, politika makiaveliste serbe ia ka arritur që t’i vjelë frytet e veta të krimit dhe të pushtimit. Objektiv  ikëtyre “fryteve”, ka qenë zgjerimi territorial serbë, i bërëkryesisht në jug – perëndim të gadishullit Ballkanik (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinë, dhe Kroaci), prej atij që njihet si bërthama e shtetit serbë“Pashallëku i Beogradit”, i formuar më 1803. Pra, në thelb tëpolitikave serbe, gjithmonë ka qenë territori – toka, dhe asgjëtjetër! Në anën tjetër, përgjatë dy shekujve që i përmendëm mëlartë, Beogradi ka ndjekur linjat politike ballkanike që kanëfavorizuar synimet ekspansioniste serbe, si dhe linjat evro – lindore. Kuptohet, kumbara i një shteti të madh serbë, sidomos gjatë shekullit XX-të, ishte Rusia. Kombinimi i ngjyrave të“rubikonit” politikë pushtues serbë, nuk është frenuar nga asnjëlogjikë dhe mjet: krim, krim dhe vetëm krim…!     

Përgjatë rrjedhës së dy dekadave të këtij shekulli në tëcilin jemi aktualishtë (XXI), politika makiaveliste serbe, synon risistemimin dhe stabilizimin e radhëve të saj  pas udhëtimit të gjatëkriminal dhe pushtues nëpër gjithë shekullin e ikur, XX-të. Qëllimi kryesor i Serbisë, shtresohet në përpjekjet tejet perfide që përmes gjoja rolit paqësorë të saj, jo vetëm të kthehet nga djalli në engjull, por edhe t’ia manipulojë dhe t’i fshehëpërgjithmonë nga historia faktet gjenocidale që Serbia, ka bërëgjithandej, në gadishullin ballkanik. Tendencat dhe veprimet e këtilla serbe, agrivohen më së shumti në planin ndërkombëtar, madje deri aty sa Serbia të paraqitet dhe të identifikohet si një “viktimë” e krimeve dhe e luftërave të ndryshme në Ballkan, dhe kuptohet, edhe në Kosovë! 

Sot, 20 vite pas luftës në Kosovë, ka individë me autoritet dhe përgjegjësi të ndryshme institucionale, organizata, subjekte politike dhe partiake, media etj., në Evropë dhe më gjerë që, hyjnë e dalin në kazinotë ku luhet tash e 150 vite, “ruleti serbë”! Por, faktet e historisë janë adekuate, të vërteta, madje kokëforta! Si më poshtë, po e paraqesim mbi faktet konkrete, planin sekret serbë “Patkoi”, i cili, u zbulua dhe u demaskua,  jo nga shqiptarët kundër të cilëve ishte hartuar ky plan, por nga shërbimet dhe mekanizmat evropian. Ky plan, ishte përgatitur në fshehtësi të madhe në Beograd nga institucionet shtetërore serbe (1998/99). Ishte një nga planet më monstruoze në “historinë” e projekteve të ndryshme antishqiptare me objektivn e fundit strategjikë: shpopullimin masiv të territorit të Kosovës nga elementi etnik shqiptarë. Plani i fshehtë “Patkoi”, ishte i hartuar deri në detaje mbi qëllimin e “tokës së xhdjegur”, në mënyrë që të arrihej maksimumi: spastrimi etnikë i Kosovës. Sipas objektivit implementues, ky plan parashihej të zbatohej në fillim të vitit 1999, dhe atë në tri faza: 

1.Faza e parë e planit, ishte paraparë që të zbatohej gjatë muajit janar (1999), e që përfshinte dëbimin e popullsisë në pjesën veriore të vendit.  

2. Faza e dytë e planit, ishte paraparë që zbatohej gjatë muajit shkurt, e që përfshinte spastrimin e popullsisë etnike shqiptare në pjesën qendrore të vendit, përkatësisht në rajonin e Drenicës, me synimin edhe të eliminimit të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK). 

3. Faza e tretë e planit, ishte paraparë që zbatohej gjatë muajit mars dhe prill, dhe kishte si objektiv të fundit: spastrimin e viseve lindore, jugore, me një fjalë, gjithë territorin e Kosovës. Në shërbim të këtij plani, përvec vrasjeve, zhdukjes së kufomave, si dhe burgosjeve  të popullsisë, ishin hapur edhe dy vendkalime kufitare për dëbim të popullsisë: një me Shqipërinë në “Qafë të Morinës”, dhe një me Maqedoninë,  në “Bllacë”. 

Implementimi i këtij plani makabër, u drejtua nga ushtria serbe dhe malaziase e cila, ishte trashëgimtare e dhunshme e ish ushtrisë jugosllave (APJ). Shtabi i kësaj ushtrie vrasëse, kishte në varëshmëri të saj këto struktura: Njësitet dhe strukturat policore speciale, njësitë ushtarake speciale, njësitë paramilitare, dhe  forcat vullnetare – mercenare nga shtetet e ndryshme, si: Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Rumania, Bosnja dhe Hercegovia, Maqedonia etj. Pastaj, kishte në varshmëri edhe: forcat e mbrojtjes civile, sinodet kishtare, shërbimet e fshehta, si dhe njësitë logjistike, mjeksore, organizatat civile, teknologjia ushtarake, njësitë ajrore, njësitë artilerike, tankset etj.  

Ushtria e rregullt serbo – malaziase, ishte nën kontrollin e plotë të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, i përbërë nga presidentët e Serbisë dhe të Malit të Zi (“Jugosllavisë”). Këshilli, drejtohej dhe komandohej nga presidenti famëkeq serbë, Slobodan Millosheviq.

Në operacionin “Patkoi”, janë mobilizuar këto korpuse ushtarake:  

1.Korpusin ushtarak i Prishtinës ( Armata e Tretë Serbe në Kosovë). Përbëhej nga 5 brigada, 1 njësi policore ushtarake, dhe 1 regjiment aviacioni. Këtij korpusi, i bashkangjitej edhe korpusi 21 i Nishit, dhe disa korpuse e brigada ushtarake nga Serbia dhe Mali i Zi. Kompozicioni në terren: – Brigada e Blinduar 211 (Nish) në përbërje prej: 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa dhe 4 RBV, – Brigada 150 e Vranjës, e përbërë nga 1300 trupa, 72 topa dhe 12 RBV, – Brigada e motorizuar 78 e Vranjës, e përbërë nga 1316 trupa dhe 31 tanke, – Brigada  e 2-të e Nishit, e përbërë nga 1600 trupa dhe 10 tanke, – Brigada 175 e Leskovci,t e përbërë nga 1600 trupa dhe 18 tanke, – Brigada e motorizuar e 4-të e Pirotit, e përbërë nga 1600 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, – Njësiti i inxhinierisë 352 i Prokupljes me nga 1000 trupa,  – Njësiti i Logjistikës 85 i Nishit, i përbërë prej 1000 trupash.

2. Korpusi 37 i Uzhicës, me Brigadën e 37-të të motorizuar të Rashkës që kishte në dispozicion 1695 trupa, 31 tanke dhe 18 topa, Brigadën 19 të Pozhegës, me 1600 trupa dhe 18 topa.  

3.Korpusi 24 i Kragujevcit: Brigada 80 e Kragujevcit me 1600 trupa, dhe 18 topa.  Korpusi 12 i Novi Sadit, me:   Brigadën e 18 të Novi – Sadit me 1600 trupa, dhe 18 topa.Armata e parë e Beogradit, e cila në përbërje të vetë kishte: Brigadën 252 të blinduar të Kralevës, me: 1121 trupa, 82 tanke, 12 topa dhe 4 RBV. 

4.Korpusi special i Beogradit, përbëhej nga: 

Brigadën e parë të Blinduar, që përbëhej nga: 1184 trupa, 112 tanke, 12 topa dhe 4 RBV,

Brigadën speciale 72, me 1189 trupa,

Brigada 63 e parashutistëve,me 460 trupa. 

5.Korpusi 2 i Podgoricës, ku bënin pjesë: – Brigada e 5-të e motorizuar,  me: 1478 trupa dhe 31 tanke,  – Brigada 1 B/4 alpiniste e Kollashinit, me: 350 trupa, – Brigada 4 e Policisë ushtarake e Podgoricës, me: 359 trupa.

Përveç forcave të rregullta ushtarake, në realizimin e planit “Patkoi”, janë përfshirë edhe strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, si dhe njësitë tjera speciale dhe paramilitare. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (Ministarstvo Unutrasnjih Poslova: “MUP”), drejtohej nga Ministri Vlajko Stojilkoviq. Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, bënin pjesë:- Policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga Sreten Lukiq.– Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) e që komandoheshin nga, gjeneral  lejtnant Obrad Stevanoviq. – Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristiçka Jedinica: “SAJ”), të cilat komandoheshin nga, kolonel Zhivko Trajkoviq,– Dhe nga komandanti i sektorit të sigurimit publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjeneral Vlastimir Gjorgjeviq.

Në kuadër të organeve të tjera të sigurisë, vepronte edhe shërbimi i fshehtë i sigurimit, Sigurimi i Bendshëm Shtetërorë (serbishtë: “UDB”). Kreu i sigurimit shtetërorë gjatë luftës në Kosovë, ishte  David Gajiq. Shërbimi i sigurimit shtetërorë gjatë luftës, ishte ngarkuar të që në prapavijë të organizonte dhe të mbikqyrte aktivitetin operativ të njësive famëkeqe paraushtarake:  – “Shkorpionët”. – “Tigrat e Arkanit”. – “Beli Orlovi” (Shqiponjat e Bardha).  – “Beretat e Kuqe” ( Komandoheshin nga Frenk Simatoviq, ish figurë e lartë policore serbe). – Njësia për Operacione Speciale ( Jedinica za Specijalne Operacije: “JSO” e komanduar nga Milorad Lukoviq, i njohur si “Legija”). – Njësiti paramilitar “Vetëtima”e përbërë nga serbët lokalë të Kosovës.– Vullnetarët dhe mercenarët e ardhur në luftë nga shtetet e tjera.  

Post scriptum: Pavarësisht se Beogradi, e ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e planit “Patkoi”, madje, edhe duke e konsideruar rolin e ushtrisë si “forca mbrojtëse e popullsisë civile në Kosovë”, e që në fakt (sipas versionit serbë ) nuk janëbërë madje as vrasje dhe as krime në luftën e Kosovës, në fotografitë e mësipërme (nga e djathta), është gjenerali i armatës serbe, Nebojsha Pavkoviq me hartat topografike të këtij plani të fshehtë. Po ashtu, në foto, është edhe komanduesi i njësive paramilitare – vullnetare, famëkeqi, Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, së bashku me oficer të armatës serbo – malaziase.

HARTAT TOPOGRAFIKE (SEKRETE) USHTARAKE – PJESË OPERACIONALE TË PLANIT “PATKOI”

Shpjegim:

Ky plan i fshehtë serbë, u zbulua nga inteligjenca ushtarake e Republikës së Bullgarisë. “Qeveria e Bullgarisë, ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Shërbimit Inteligjent së NATO -s informatat për operacionin ‘Patkoi’, planin e  diktatorit serb Slobodan Milosheviq për spastrim etnik të Kosovës në vitin 1999. Si minister, ia sigurova Ministrit të Jashtëm Gjerman, Joschka Ficsher, respektivisht NATO-s raportin që e posedonte qeveria bullgare dhe që tregonte qartë se ekzistonte plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershme të shtetit Miloseviq, dhe që kishte si qëllim spastrimin e Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ky plan, kulmoi me dëbime masave të mëdha të shqiptarëve nga Kosova”, ka shpjeguar ish Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Nadezhda Neynski (aso kohe: Nadezhda Mihajllova), në një emision dokumentar, me titull:  “Historia sekrete e planit Patkoi”, të realizuar nga kanali televiziv privat bullgar  “bTV”.  

Nadezha Mihajllova, ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit Ivan Kosotov (1997 – 2001) nga partia e djathtë UDF (Unioni i Forcave Demokratike). Shpjegimin e saj lidhur me dekonspirimin e këtij plani sekret serbë, e ka konfirmuar edhe ministri i atëhershëm gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Sharping, i cili, më 5 prill 1999, deri sa po vazhdonte bombardimi i forcave të NATO-s, nga Ministri i Jashtëm, Joshka Fisher, kishte marrë një letër që përmbante të dhëna të planit  “Patkoi”. Sharping, në librin e tij “Wir dürfen nicht wegsehen – Der Kosovo Krieg und Europa”, ka shkruar: 

“Ne, e kishim planin e përpiluar ‘Patkoi’. Më në fund, kishim dëshmi për atë se spastrimi dhe dëbimi i shqiptarëve të Kosovës, ishte i planifikuar me të gjitha detajet dhe emërimet për njësitet pjesëmarrëse jugosllave. Përpunimi, dha një pasqyrë të qartë trishtuese. Unë vendosa që ky plan në ditët vijuese, të bëhej publik.”

Përgatiti: F.Ajvazi

Leave a Comment

Your email address will not be published.