Stërnipi i patriotit të madh dhe atdhetarit, Hasan Prishtina, studiuesi Mehmet Prishtina ka shprehur mbështetje të pakontestueshme për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në angazhimin e tij para dhe gjatë formimit të Ushtrisë së republikës së Kosovës (FSK). Studiuesi, Mehmet Prishtina thotë se edhe pse personalisht nuk kam qenë prezent në ditën madheshtore të mandatimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës pata nderin të percjell fjalimin e jashtëzakonshëm të Kryeministrit Haradinaj me këtë rast. Fjalim ky që më implikojë ti të tundi kokën dhe të shkruaj ca rreshta, shkruan në komentin e tij, Mehmet Prishtina.
I nderuar Kryminister,
Më lejo, që në emrin tim dhe të familjes time të uroj forminin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës nën udheqjen tuaj si kryeminister si dhe një hap gjigant drejt konsolidimit shetetor.
Breza të tërë para nesh kan sakrifikuar per kete dite madheshtore që ne po e jetojmë por pak kush nga ne arrinë që të arriturat e aspiratave tona shekullore ti shpreh kështu.
Sa inspirues ishte fjalimi të cilin koha do të e mbajë si shënim dhe testament i arritjeve nën udhëheqjen tënde kjo mund të krahasohet edhe me shpalljn e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Urime Kryeministër,
Urime Kosovë.
Faleminderit ShBA dhe të gjitha shteteve mike te Kosovës.