Shkup, 21 dhjetor – Gazetari dhe veterani i gazetarisë Emin Azemi, është fitues i Çmimit Shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” 2018, njofton Zhurnal.
“Për angazhimin e tij për një gazetari profesionale dhe për gjithë veprimtarin e tij si gazetar profesionist i ndahet ky çmim”, u tha midis tjerash në ceremonin e ndarjes së Çmimit Për realizim në sferën e gazetarisë.
Me këtë rast, stërnipi i patriotitt dhe atdhetarit të shquar shqiptar, Hasan Prishtina, studiuesi Mehmet Prishtina shpreh konsiderat të thell për veprimtarin e gazetarit Emin Azemi dhe njëkohëshit e uron atë për çmimin e fituar.
“Vlerësoj lartë kontributin e doajeni të gazetarisë dhe analisti, kritiku Emin Azemin për qasjen e tij sa kritike aq dhe profesionale e të paanshme që sotë rrallë po hasim në mediat e shkruara shqipe! Uroj që arritja e këtij çmimi për gazetari, e arritur nga Emin Azemi të jetë inspirim për gjeneratat e reja dhe gazetarët e rinjë që të ndjekin rrugën e tij për një gazetari profesionale”, thuhet në midis tjerash në urimin e z.Prishtina dërguar gazetarit emin Azemi.