Një fotografi-rrëfim i fatit të një familje shqiptare e shpërngulur në Turqi

Shkruan: Qamil BYTYQI (Kamil Bitiş)-Turqi

Kur jemi shpërngulur nga Kosova kam qenë rreth 5 vjeçar dhe kam disa kujtime nga Kosova por jo shumë. Kur janë ndarë familjet kur nuk kanë menduar se do të shihen edhe njëherë në këtë botë. Në ndarje thonin “shihemi në botën tjetër.

Kurse pas dy vite u hapën kufijtë dhe filluan udhëtimet për në Kosovë. Kishte me u martuar daja Fazlli i cili kishte me marr nusën nga Mareci.

Nuk doja të shkoja sepse kisha gjyshën-nënën e babait të cilen e doja shumë. Thoja se nuk do ta shoh edhe njëherë. Atë e thirrnim nënaplakë.

Shkuam në Bajazıt për t’u nisur në Kosovë me autobus por autobusi nuk erdhi dhe u kthyem në shtëpi për t’u nisur të nesërmen.

Gjyshen e pyetja se çka deshiron të sjelli si dhuratë nga Kosova. Ajo më tha “nëse vini shëndosh e mirë është dhurata më e mirë për mua”. Por pasi insistova shumë më tha se ma sjell një krehër.

Të nesërmen u nisëm për në Prishtinë dhe arritëm në mbremje ku kishin dalë për të na pritur daja Hamdi dhe daja Hajrullah.

Në mbremjën e parë kemi bujt te tezja e nënës në Prishtinë dhe në mëngjes herët jemi nisur për Fshatin Mramor ku jetonin dajallarët e mi.

Atehërë nuk kishte autobus për Mramor dhe autobusat ndaleshin në hyrje të rrugës së Mramorit. Pasi zbritëm nga autobusi kishte dal daja Sejdi për të na marr me qerr të kuajve.

Fotografia që kemi përdorë në pasaportë për të shkuar në Kosovë për herë të parë pasi jemi shpërngulur në Turqi./Q.B

Pasi shkuam në shtëpi menjëherë jemi nisur për të marr nusen në Marec. Unë isha djali i qerrit dhe me hipën në qerrin e nusës. Dy gjera kanë qenë me interesante që më kujtohen më së shumti dhe këto janë;

– Qerret nuses që ishin me qillima që nuk kisha parë më parë,

– Kur shkuam në Marec na priten si krushqi nëpër shtëpi me tra dhe tratë më u dukën shumë interesante. Pastaj sipas traditës shqiptare vajzat me defa filluan të më këndojnë duke thënë! “o ti djalë çka ja ke hap sytë tavanit, ku i ke shtagat e tupanit” këtë këngë nuk do ta harroj tërë jetën. E kam kujtim nga Mareci.

Autori (Qamil Bytyqi) në moshën e  femijërisë, gjatë vizitës në vendlindje pas shpërnguljes së familjes së tij në Turqi

Dhe gjëja që më pëlqente më së shumti ishte shkuarja për të marr ushqimin për të grenë në ara gjatë drekës dhe ngrënja nën hijen e ndonjë peme. Nuk e harroj edhe Sharkun qenin e dajes të cilin e kisha dostin më të mirë.

Duke menduar se, tashti u hap rruga dhe kush e di se kur mund të vijmë përseri ose ndoshta nuk do të mund të vijmë fare kemi qëndruar jo me pak se 6-7 muaj në Kosovë. Kur erdhi koha për t’u kthyer në Turqi u merzita shumë dhe nuk doja të kthehesha. Me ju thënë të drejten, harrova te ja sjelli kreherin gjyhes që ma kishte kërkuar që të ja sjelli nga Kosova. Kur e pash gjyshen në Stamboll me u kujtua që ma ka kërkuar krehërin dhe u mërzita shumë.

Por, për gjyshen dhurata më e madhe ishte kthimi ynë në Stamboll.

Autori është veprimtar i komunitetit shqiptar në Turqi dhe ish-drejtor i Qendrës Kulturore të Republikës së  Kosovës në Turq

Leave a Comment

Your email address will not be published.