Nipi i Hasan Prishtinës: Eshtrat të vijnë në Tiranë, dyshime nëse e vrau Zogu

Biznesmeni Mehmet Prishtina thotë se eshtrat e personalitetit të shquar të historisë shqiptare, Hasan Prishtina, të cilat prehen në Kukës, e kanë vendin në Tiranë. Biznesmeni nga Kosova është stërnip i Hasan Prishtinës. Ai ka ndihmuar në financimin e disa prej busteve të Hasan Prishtinës dhe po interesohet për transferimin e eshtrave të patriotit, i cili u vra me atentat në Selanik në vitin 1933. Zoti Mehmet Prishtina ishte para pak ditësh në studiot e Zërit të Amerikës dhe u intervistua nga Ilir Ikonomi.

Hasan Prishtina është një figurë mjaft e nderuar në Shqipëri, por sidomos në Kosovë ku ka shkolla me emrin e tij, universiteti shtetëror ka emrin e tij. Sa e njohur është kjo figurë në Kosovë?

Mendoj se figura e Hasan Prishtinës është më e njohur në Kosovë se në Shqipëri, për shkak të luftës së tij, për shkak të përpjekjes së tij për të mbajtur një unitet të trojeve etnike kombëtare. Sami Frashëri konsiderohet se është ideatori i ideologjisë së komb krijimit shqiptar, ndërsa Hasan Prishtina konsiderohet si ideator i themelimit të shtetit shqiptar.

Hasan Prishtina ka hedhur idenë e autonomisë shqiptare, më pas ka qenë ministër në qeverinë e Ismail Qemalit, ka qenë kryeministër në dhjetor të vitit 1921, ka qenë një nga ideatorët e Kongresit të Lushnjës. Kë shikoni ju si pikë kryesore në jetën e tij?

Hasan Prishtina ishte një figurë e gjithanshme. Në vitin 1912 Hasan Prishtina i kontestoi xhonturqit dhe në praninë e sulltanit në parlamentin osman thotë shprehimisht “në rast se nuk përfillen të drejtat  e shqiptarëve, unë do jem i pari që do të ngre flamurin e kryengritjes kundër jush”. Unë mendoj se pa Lidhjen e Prizrenit, pa kongresin e Manastirit të vitit 1908-1909, pa çlirimin e Shkupit, nuk do ta kishim as Vlorën e 28 nëntorin e 1912.

Më flisni pak ju lutem për çështjen e zhvarrimit të eshtrave të tij të cilat tashmë ndodhen në Kukës dhe ju po përpiqeni t’i transferoni në Tiranë…

Deri në funt të viteve ’60 figura e Hasan Prishtinës mund të themi se ka qenë e anatemuar, por pas kësaj kohe qeveria shqiptare e ka rishikuar rolin e tij, dhe në vitin 1977 me vendim të Këshillit të Ministrave u sollën eshtrat e tij nga Selaniku ku dihet që Hasan Prishtina në 13 gusht 1933 është vrarë , dhe me ceremoni shtetërore vendosen në varrezat e Dëshmorëve në Kukës. Me gjithë respektin për Kukësin, sepse ai gjithmonë ka gjetur mbështetje të atë zonë, unë mendoj se ai nuk e ka vendin në provinca ose në zona malore, por duhet të vendoset në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet. Ne i kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare më 17 janar të këtij viti që të sensibilizohet opinioni dhe të çohen eshtrat e Hasan Prishtinës në Tiranë, ashtu siç është bërë edhe për figura të tjera të historisë.

Më thoni cila është pikëpamja juaj për marrëdhëniet e Hasan Prishtinës me Ahmet Zogun? Shumë njerëz akuzojnë Zogun se e ka vrarë, të tjerë e mohojnë këtë. Cila është pikëpamja juaj?

Për mua është fatkeqësi që Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Ahmet Zogu akuzohet se ka vrarë Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën, por nga fakti se Hasan Prishtina ishte i dënuar gjashtë herë më vdekje nga tri taborre nga perandoria osmane nga mbretëria serbo-kroate-sllovene dhe nga Esat Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu. Nga vetë fakti se Ibrahim Çelo bëri atentat pas dy javëve qëndrim në Selanik si mysafir i Hasan Prishtinës dhe në xhepin e tij u gjet një pasaportë serbe. Sot është koha e unitetit dhe duhet të kërkohen dokumente dhe akuzat të bëhen me fakte, sepse pa fakte s’mund të bëhen akuza.

* * *

Kush i thyen varret e patriotëve?!

Nga Reshat Badallaj

Dikur moti, duke e ngare veturen nga Prizreni per ne Zhur, brenda degjoja muzikë. Në të hyrë permes varreve „te zabeli i kulles“, babai im ndjesë pastë me terhoqi verejtjen:  Reshat, biri im, saherë qe te hyni në varresa ndalne muziken, -sepse nderoni dhe respektoni varret,respektoni te vdekurit,qofshin muslimane qofshin te krishterë…“ Dhe qe nga ajo kohë me fanatizem mbajë ketë respekt te pathyeshem.

Shih per ketë, vandalet te pashpirt, të pakulturë, fare nuk zgjedhin mjete per te dermuar varret bile edhe te Deshmoreve te Kombit. Varrezat e Deshmoreve ne Korçë janë demtuar aq sa në siperfaqe kanë dalë eshtrat. Heroina Shota Galica, e lene ne harresë. E kanë mbuluar plehërat ne një cep të Fushë Krujes. Varri i Bajram Currit ne Tropojë i copëtuar si me keq…  Varri i Isa Boletinit, ndonese pa eshtra i thyerë kater anesh. Edhe varri i Mic Sokolit, që perballoi gryken e topit i thyer nga dora e zezë vandale. Nderkaq, te varri i Asim Vokshit vetem dy-tri shkronja lexohen…  Çuditerisht, ne Kukës,varri i patriotit te shquar Hasan Prishtina u thye disa herë. Në djepin e kultures, Shkoder, Varri i Migjenit, Vaso Pashos, Luigj Gurakuqit, tymosin plehrat…  Në Gjirokaster, tre herë janë thyer VARRET E ÇERÇIZ E BAJO TOPULLIT, ANDON ZAKO ÇAJUPIT. KOTI HOXHIT DHE PANDELI SOTIRIT.  Në Korçë, varri i Pandeli Çelos e Mihal Gramenos, perpos varreve te gjymtuara edhe shkronjat nuk lexohen…

Shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe logjike: A e meritojn ketë masaker keta patriot? Ku është dora e shetit?  Kjo qe po ndodh nuk duhet te ndodh,por qe te mos ndodh ne te ardhmen ne radhe te parë, duhet te vetedijësohemi moralisht e kombtarisht dhe se dyti, te gjithë autoret vandalë, qe dalin si lugeter duhet te vehen ne pranga dhe te marrin denimin e merituar.

Leave a Comment

Your email address will not be published.