Fakte nga kolonizimi i Kosovës më rusë, serbë, dhe malazezë, në vitin 1920/30

Serbia ishte kolonizatore në Kosovë, dhe kjo dëshmohet më së miri nga një artikull i gazetës serbe ‘Illustrovani List’ për kolonizimin e Kosovës me serbë dhe rusë.

FMimages.net për herë të parë sjell foto-dokumenta të kolonizimit të Kosovës , nga serbët, rusët dhe malazezët në vitin, 1920. Ky proçes i kolonizimit ka vazhdur deri në vitin 1940 dhe është shtrirë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në ato treva ku popullësia ishte 100% shqiptare.

Kolonët rusë dhe malazezë të sjellur në Drenicë , në vitin 1922./Foto: FMimages.net
Me ripushtimin e Kosovës, në vjeshtë të vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vënien në funksion të aparatit të veçantë administrativo-politik, administrata shtetërore e ushtarake, krahas organizimit të operacioneve ndëshkimore, të dhunës, terrorit, vrasjeve, dënimeve të mëdha etj., në të njëjtën kohë filloi një presion politik për shkombëtarizimin e popullatës shqiptare me metoda të ndryshme. Qarqet drejtuese të Beogradit rifilluan politikën e vjetër shoveniste.

Kolonët serbë në Fushë Kosovë, ku janë ndërtuar 120 shtepi serbe dhe shumë të tjera janë në proçes ndërtimi. Fshati Vrellë dhe Dobre.
Pushteti menjëherë filloi organizimin administrativ në Kosovë dhe vise të tjera për zbatimin e kolonizimit dhe reformës agrare. Regjimi i mbretit Aleksandër në vitin 1920 e ka përpiluar programin special për pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar në atë pogram, ushtria serbe dhe xhandarmëria kanë bërë krime të paparë, duke i djegur 182 fshatra shqiptare

Leave a Comment

Your email address will not be published.