Në korrik të vitit 64 pas Krishtit, një zjarr i madh shkatërroi Romën për gjashtë ditë, duke shkatërruar 70 për qind të qytetit dhe duke lënë gjysmën e popullsisë të pastrehë.
Shprehja ka një kuptim të dyfishtë: Jo vetëm që Neroni luante muzikë ndërsa njerëzit e tij vuanin, por ai ishte një udhëheqës i paefektshëm në një kohë krize.
Ka qenë shumë e lehtë për të hedhur fajin mbi Neron, i cili kishte shumë armiq dhe mbahet mend si një nga udhëheqësit më sadist dhe më mizorë të historisë – por ka disa probleme me këtë histori.
E para violina nuk ekzistonte në Romën e lashtë. Historianët e muzikës besojnë se klasa viole e instrumenteve (të cilës i përket violina) nuk u zhvillua deri në shekullin e 11-të. Nëse Neroni do t’i binte një vegle me shuma gjasa mund të ketë qenë kitara, një instrument i rëndë prej druri me katër deri në shtatë tela, por ende nuk ka asnjë prove që luajti muzikë gjatë Zjarrit të Madh.
Historiani romak Taciti shkroi se Neroni u përfol se kishte kënduar për shkatërrimin e Romës ndërsa shikonte qytetin të digjej; megjithatë, ai deklaroi qartë se kjo ishte e pakonfirmuar nga dëshmitë okulare.
Kur shpërtheu Zjarri i Madh, Neroni ishte në vilën e tij në Antium, rreth 35 milje larg Romës. Megjithëse u kthye menjëherë dhe filloi masat e ndihmës, njerëzit ende nuk i besonin. Disa madje besuan se ai kishte urdhëruar vënien e zjarrit, pasi ai përdori tokën e pastruar nga zjarri për të ndërtuar Pallatin e tij të Artë dhe kopshtet përreth.
Vetë Neroni fajësoi të krishterët (atëherë një sekt fetar i panjohur) për zjarrin dhe kishte arrestuar dhe ekzekutuar shumë.
Por, ndërkohë që Neroni mund të ketë qenë fajtor për shumë gjëra, historia e tij duke i rënë violinës ndërsa Roma digjej i përket kategorisë së legjendës popullore dhe jo të vërtetës me fakte./Përgatiti Alfapress.al