Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherë e mirë ju ka shpjeguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që granatet e MCC për projektin gazit nuk janë humbur. Në seancën ku po diskutohet ky projekt, Kurti i ka ftuar deputetët mos të kenë frikë.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pikërisht për këtë projekt ka ftuar në takim partitë politike, por që ata nuk kanë shkuar.
“E kemi qartësuar se granti deri në 200 milionë euro nuk është ndarë specifikash për gaz. Qeveria e Kosovës nuk i ka vu kushte MCC e as MCC Qeverisë se Kosovës. Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar më kujdes këtë projekt. Kriza energjetike në botë nuk ka të bëjë më këtë projekt. Termocentrali me gaz i paraparë në projekt do të hynte në përdorim pas 8 vitesh. Gazi nuk është mënyra më e mirë, burimet e ripërtritshme do të na kishin ndihmuar në këtë krizë. Ne takimet që janë mbajtur më MCC janë diskutuar detaje për ndërtimin e infrastrukturës së gazit. Thelbi i qasjes sonë është që njëherë vjen strategjia e pastaj projekti. Duhet të mendojmë të planifikojmë pa frikë. Ne nuk jemi mjaftuar me rezultatet e 14 shkurtit, por ne kemi dashur të diskutojmë më partitë për këtë çështje, por s’kanë ardhur asnjë nga përfaqësuesit e partive. S’ka nevojë të kemi frikë. Rregullisht jemi kontakt më Ambasadorin Amerikanë”, tha Kurti.