A ka Kosova strategji për mbrojtje ndaj tërmeteve?

Një vit prej tërmetit të rëndë në Shqipëri, në Kosovë ende nuk është bërë ndonjë analizë e mirëfilltë e rrezikut nga kjo fatkeqësi natyrore.

Florim Grajqevci, profesor dhe dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP, tha se Universiteti i Prishtinës ka kuadro që mund të bëjnë vlerësimin e objekteve në rast të rrezikut nga sizmika.
“Ne si fakultet kemi kuadër shumë të qëndrueshëm dhe me kapacitete që mund të bëjnë edhe projektime dhe vlerësim të objekteve ekzistuese në rast rreziku nga sizmika”, tha profesori Grajqevci.

Sipas tij, ka ndërtesa në Prishtinë që janë të vjetra dhe të cilat duhet vlerësuar menjëherë, duke përmendur ndërtimet kah rruga e Gërmisë.

“Ndërtimet e vjetra ka rruga e Gërmisë janë të vjetra dhe duhet vlerësuar” , tha tutje ai.

Asnjë ministri nuk ka plan emergjent të daljes në rast të tërmetit apo ndonjë emergjence tjetër.

Kështu ka thënë Hajriz Sejdiu nga Agjencia e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Për fat të keq, asnjë ministri nuk ka plan të reagimit emergjent dhe ne kemi pasë raste kur njerëz kanë dal nga ndërtesat dhe kanë shku në shtëpi. Ne si institucion e kemi, e kemi ndërtu”, tha Hajriz Sejdiu në KALLXO.com. Mirëpo ndërtesa kryesore e Qeverisë sipas Sejdiut ka plan emergjent në situata të tilla të emergjencës.

“Policia dhe FSK-ja e kanë, por po flas për institucione të tjera”, shtoi ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.