Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, u pyet nëse pas zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë fshihet “modeli i dy Gjermanive” ku Kosova pranohet në OKB dhe Serbia s’e njeh atë. Por, kësaj pyetje ai s’i dha përgjigje konkrete veçse tha se është i rëndësishëm një debat i hapur dhe i lirë.
Ai shtoi se stabiliteti në Kosovë është në interesin e të gjithëve, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Gjithashtu, emisari gjerman tha se do të ishte i lumtur nëse pjesët e mira të historisë së vendit të tij mund të përdoren si frymëzim për përparim dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.